Jahjaga: Ripërcaktimi i kufijve, retorikë e rrezikshme

Aktuale

Jahjaga: Ripërcaktimi i kufijve, retorikë e rrezikshme

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:03
Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nga Tirana tha se ripërcaktimi i kufijve është një retorikë e rrezikshme.

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar për "Sfidat e Sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”, Jahjaga tha se diskutimet për korrigjimin e kufijve është një temë shumë e ndjeshme, që nënkupton kthimin në të kaluarën.

“Rajoni jonë është ekspozuar ndaj një retorike të rrezikshme rreth ripërcaktimit të kufijve. Një temë që është tejet e ndjeshme dhe ky diskutim nënkupton kthimin tonë në të kaluarën të shënuar me periudha të dhunshme të vuajtjes dhe të përçarjeve”, deklaoroi ajo.

Atifete Jahjaga ngriti edhe shqetësimin e ndikimit rus në rajon, nëpërmjet aleatit të saj, Serbisë.

“Rusia, në një sistem vlerash të kundërta nga ato të BE vazhdon të ketë influencë të madhe në Ballkan, sidomos përmes aleatit të saj në rajon, Serbisë. Rusia vazhdon të ushtrojë ndikim të madh në rajonin tonë, sidomos në vende si Serbia duke përdorur mjete ekonomike, politike e kulturore. Edhe përmes nxitjes së sedimenteve nacionaliste. Qëllimi i tyre është i njohur, zvogëlimi i BE dhe NATO-s në Ballkan si forca për promovimin e vlerave demokratike”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat