Mediat serbe: Thaçi edhe njëherë i futë “gishtin në sy” Beogradit

Aktuale

Mediat serbe: Thaçi edhe njëherë i futë “gishtin në sy” Beogradit

Nga: F.B Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:22
Hashim Thaçi

Duke paralajmëruar qëndrimin për takimin me delegacionin serb në Paris me 1 korrik, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi edhe njëherë i ka vënë gishtin në sy Beogradit, shkruan “Novosti” transmeton “B92” dhe “Bota Sot”.

Thaçi ka paralajmëruar se në bisedimet në të cilat nikoqir është presidenti francez Makron, do të shpalos idenë e mbështetjes që Preshava, Bujanovci dhe Medvegja të i bashkohen “territorit të republikës së Kosovës”.

 

Sipas tij një zgjidhje e tillë do të ishte “përmirësim I padrejtësisë historike” ndaj kësaj pjese, shkruan “Novosti”.

 

" Po shoh domosdoshmërinë e korrigjimit të kufirit pa ndikim në as edhe një centimetër të ‘Republikës së Kosovës. Unë jam për korrektim, jo për shkëmbim të territorit dhe këtë qëndrim do ta paraqes në takimin e Parisit ", ka thënë Thaçi sipas Novosti.

Gazeta thekson se një qasje e këtillë e palës së Kosovës vështirë dhe do kontribuoj nxjerrjen e dialogut nga “rruga pa krye (qorrsokaku)”, gjë që është qëllimi kryesor i kryeqytetit francez, të akorduar në takimin e 29 prillit në Berlin.

Siç dihet samiti i Berlinit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret përveç caktimit të takimit të ardhshëm në Paris. Ndërkohë në reagim të kësaj që ka thënë Thaçi Vulin ministër i mbrojtjes ka deklaruar për “Novosti” se “Serbinë nga Kosova në vitin 1999 e kanë larguar bombardimet strategjike dhe raketat "tomahok" dhe jo forcat e terroristëve.

Në përgatitje për samitin që do mbahet në Paris, Prishtina përkatësisht Thaçi ka biseduar dje me kryeministrin shqiptar Rama, ndërkohë që kryeministri Haradinaj ka biseduar me presidentin Ilir Meta në Durrës, ku është kumtuar se ata kanë biseduar për raportet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe “çështjen kufitare mes Kosovës dhe Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat