Foggo pritet me nderime ushtarake, takohet me ministrin Berisha

Aktuale

Foggo pritet me nderime ushtarake, takohet me ministrin Berisha

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:49
Pamje nga vizita

Shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës në Napoli, admirali James Foggo, po qëndron për vizite në Ministrinë e Mbrojtjes.

Foggo është pritur me nderime të larta ushtarake, ndërsa tani është duke zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes, Rrustem Berisha.

Është bërë e ditur se pas takimit nuk do të ketë prononcim për media.

Më vonë, admirali amerikan James Foggo do të takohet me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat