Vdes dëshmitari kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit: E konfirmon deputetja e PDK-së

Aktuale

Vdes dëshmitari kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit: E konfirmon deputetja e PDK-së

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:55
Misin Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë njëri prej dëshmitarëve kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit, Misin Deliu.

“Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Postim i plotë:

Para pak ditësh kur po diskutoja në kuvend për themelimin e një Tribunali për të dënuar krimin dhe gjenocidin serb, potencova disa nga dëshmitë rrënqethëse të Masakresës së Rezallës..

Njëri prej dëshmitarëve kryesor që i shpëtoi masakrës së 5 prillit, Misin Deliu, mëngjesin e sotëm paska ikur në amshim.

Baca Misin, ky burrë i urtë e dashur, edhe pse ishte plagosur tri herë, i kishte mbijetuar pushkatimit masiv që bëri Serbia në Rezallë dhe kishte rrëfyer dëshminë rrënqethëse të krimit e gjenocidit serb…

Misini ishte dëshmitari kryesor që kishte dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë Speciale ndaj dy gjeneralëve serb, Lubisha Dikoviq dhe Dejan Rangjelloviq.

Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për Drejtësi, njohje te krimeve dhe dënim të kriminelëve, prandaj nuk ka rrugë tjetër përveq zbardhjes së të vërtetës së dhimbshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat