“Boll më”! Zafa kërkon që Listës serbe t’i ndalohet fushëveprimi politik në Kosovë

Aktuale

“Boll më”! Zafa kërkon që Listës serbe t’i ndalohet fushëveprimi politik në Kosovë

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:07
Deputeti i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha

Deputeti i Nismës Socialdemokrate Zafir Berisha, ka thënë se sipas paralajmërimeve kryetarët e rinj në katër komunat veriore, do të japin dorëhehqje, menjëherë pasi ta marrin zyrtarisht pozitën.

Ai ka thënë se nëse Presidenti, KQZ dhe institucionet tjera, nuk ia ndalojnë këtë tallje dhe sabotim ndaj shtetit të Kosovës Listës serbe, kësaj të fundit, duhet t’i ndalohet fushëveprimi në zgjedhjet e Kosovës.

Berisha ka thënë se Kosova nuk është objekt eksperimental as edhe objekt talljesh.

Reagimi i plotë i Zafir Berishës:

Nga zgjedhjet që u organizuan në veri të vendit, sipas paralajmërimeve, kryetarët e rinj pritet të dorëhiqen menjëherë pasi ta marrin zyrtarisht detyrën!!!

Presidenti, KQZ por edhe organet tjera institucionale, duhet të jen të gatshëm që nëse loja e Listës Serbe për të injoruar, tallur dhe sabotuar shtetin e Kosovë vazhdon, atëherë duhet t’i ndalohet fushëveprimi këtij subjekti politik dhe të mos lejohet të merr pjesë në zgjedhje...

Boll më, Kosova nuk është objekt eksperimental as edhe objekt talljesh.

Zafa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat