Ambasadori britanik i prekur nga ajo se çfarë i tha një grua që humbi vëllain në masakrën e Vushtrrisë

Aktuale

Ambasadori britanik i prekur nga ajo se çfarë i tha një grua që humbi vëllain në masakrën e Vushtrrisë

Nga: G.B Më: 22 maj 2019 Në ora: 12:30
Ruairi O’Connell

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, është takuar sot me familjet e viktimave të masakrës së 22 majit 1999 në Vushtrri.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se çdo viktimë pa dallim meriton drejtësi dhe përjetimet e tyre duhet të tregohen e pranohen, përcjell Bota sot.

Ai thotë se u prek nga ajo që një grua që ka humbur vëllain i kishte thënë se duan drejtësi dhe jo hakmarrje.

Postimi i tij i plotë:

Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen.

Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: "Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat