Kur do të mbahet protesta e radhës nga Vetëvendosje?

Aktuale

Kur do të mbahet protesta e radhës nga Vetëvendosje?

Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:08
Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, foto arkiv

Muajin e kaluar Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se pakënaqësitë ndaj qeverisë aktuale, do t’i shpreh përmes protestave. E për këtë çështje, deputetë të VV-së, thanë se janë duke mbajtur tubime mobilizuese nëpër qytete të Kosovës.

Edhe pse u bënë më shumë se një muaj nga ky paralajmërim, kjo parti ende nuk ka hequr dorë nga kjo ide.

Deputetja, Albulena Haxhiu ka thënë se nuk kanë hequr dorë pasi tani ka edhe më shumë arsye për të protestuar.

“Nuk kemi hequr dorë nga protesta, madje pas skandaleve të një pas njëshme nga ana e kësaj qeverie, ka më shumë arsye për të protestuar. Jemi duke i vazhduar tubimet nëpër Kosovë, sot jemi në Gjakovë ku po diskutojmë me qytetarët”, ka theksuar Haxhiu.

Ajo ka shtuar se ende nuk e kanë një datë të saktë se kur do të mbahet.

Mirëpo, protestën e Vetëvendosjes nuk po e përkrahin partitë tjera opozitare. Të paktën kështu kanë deklaruar LDK dhe PSD javëve të kaluara kur thanë se nuk do marrin pjesë.

Vlen të theksohet se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, së fundi i ka bërë thirrje liderit të VV-së, Albin Kurti dhe atij të PSD-së, Shpend Ahmeti për të organizuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë aktuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat