Murati tregon pse nuk duhet të rrëzohet Qeveria me votat e Listës Serbe

Aktuale

Murati tregon pse nuk duhet të rrëzohet Qeveria me votat e Listës Serbe

Nga: G.B Më: 22 maj 2019 Në ora: 13:39
Artan Murati

Hulumtuesi nga KDI, Artan Murati ka komentuar mundësinë e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se qeveria nuk duhet të rrëzohet me votat e Listës Serbe, e të faktorizohet edhe më shumë ky subjekt që dirigjohet nga dikush tjetër, përcjell Bota sot.

Por, Murati ka thënë se është mirë që t’i rikujtohet koalicionit qeverisës se ata e faktorizuan Listën Serbe, duke e lënë fatin e qeverisjes së vendit në duart e tyre.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pajtohem plotesisht qe nuk do te duhej te rrezohej Qeveria ne asnje menyre me votat e Listes Serbe, e te faktorizohet edhe me shume ky subjekt i dirigjuar nga dikush tjeter. Megjithate, eshte mire t'i rikujtohet koalicionit qeverises qe ishin ata qe e faktorizuan LS, duke e shperfillur opoziten e duke e lene fatin e qeverisjes se vendit ne duar te tyre. Duhet te kalkulohet politikisht per afate me te gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat