Thaçi në Berlin, në konferencën "Forcimi i bashkëpunimit rajonal parlamentar në mbështetje të RYCO-s”

Aktuale

Thaçi në Berlin, në konferencën "Forcimi i bashkëpunimit rajonal parlamentar në mbështetje të RYCO-s”

Nga: Z.B Më: 22 maj 2019 Në ora: 14:48
Pamje nga konferemca

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka marrë pjesë në konferencën "Forcimi i bashkëpunimit rajonal parlamentar ne mbështetje te RYCO-s ne procesin e Berlinit", pjesëmarrës në këtë konferencë ka qenë edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili ka qenë në cilësinë e përfaqësimit të Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Thaçi-Dragusha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se bashkë me deputet të tjerë nga vendet e Ballkanit perëndimor, kanë diskutuar për rëndësinë dhe rolin e parlamenteve dhe ndihmën që ne mund të japim për rinin në përgjithësi.

Ndryshe, në këtë konferencë kanë marrë pjesë deputetë e përfaqësues nga vendet e Ballkanit perëndimor si dhe nga Gjermania e Franca. Ku është diskutuar për rëndësinë dhe rolin ndihmues të parlamenteve në procesin e Berlinit, respektivisht për ndihmën që parlamentet mund ta japin për rininë në përgjithësi dhe RYCO-n.

Postimi i plotë:

Gjate këtyre dy ditëve, mora pjese ne konferencën "Forcimi i bashkëpunimit rajonal parlamentar ne mbështetje te RYCO-s ne procesin e Berlinit". Se bashku me deputete te tjerë nga vendet e Ballkanit perëndimor, Gjermania, Franca, si dhe përfaqësues nga organizatat e te rinjve, diskutuam për rëndësinë dhe rolin e parlamenteve dhe ndihmën qe ne mund te japim për rininë ne përgjithësi dhe RYCO-n ne mënyrë te veçante.
#RYCO #AspenInsituteGermany #berlinprocess

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat