Tahiri takohet me O'Connell, përkujtuan 22 Majin ku është kryer gjenocid mbi popullatën civile - Bota Sot
Tahiri takohet me O'Connell, përkujtuan 22 Majin ku është kryer gjenocid mbi popullatën civile

Aktuale

Tahiri takohet me O'Connell, përkujtuan 22 Majin ku është kryer gjenocid mbi popullatën civile

Nga: Z.B Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:02
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka përkujtuar 22 Majin e vitit 1999, ku në Vushtrri është kryer gjenocid mbi popullatën civile shqiptare nga forcat policore e ushtarake serbe, përcjell “Bota sot”.

Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka falënderuar Ambasadorin e Angëlis,Ruairí O'Connell, I cili ka vizituar qytetin e Vushtrrisë në këtë datë të dhembjes së familjarëve të këtij qyteti.

Tutje, Tahiri ka treguar se janë vrarë mbi 70 civil dhe u masakruan në këtë datë.

"Në Vushtrri mbi 70 civil u vranë e u masakruan në mëngjesin e 22 Majit 1999, ndërsa krimi u fsheh dhe trupat e këtyre civilëve u varrosen në Batajnicë të Beogradit".

Postimi i plotë:

Më 22 Maj 1999, në Vushtrri u krye gjenocid mbi popullatën civile shqiptare të Vushtrrisë nga forcat policore e ushtarake serbe.
Falënderoj Ambasadorin e 🇬🇧 Ruairí O'Connell për vizitën në Vushtrri në këtë datë të dhimbjes së madhe për familjarët dhe për qytetin.
Në Vushtrri mbi 70 civil u vranë e u masakruan në mëngjesin e 22 Majit 1999, ndërsa krimi u fsheh dhe trupat e këtyre civilëve u varrosen në Batajnicë të Beogradit.
Familjarët e martirëve duan drejtësi, qyteti ynë kërkon drejtësi që kjo tragjedi të mos përsëritet më kurrë.
 

Image
Image
Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...