Kërkohet drejtësi për autorët e masakrës së Dubravës - Bota Sot
Kërkohet drejtësi për autorët e masakrës së Dubravës

Aktuale

Kërkohet drejtësi për autorët e masakrës së Dubravës

Më: 22 maj 2019 Në ora: 16:27
20 vjetori i masakrës së Dubravës

Burgu i Dubravës për dallim nga ditët e tjera sot ishte nikoqir i shumë familjarëve e krerë shtetëror të cilët kujtuan të burgosurit shqiptar të vrarë në masakrën e burgut të Dubravës .

Në 20 këtë 20 vjetorin nga vendi ku u maltretuan të mbijetuarit e kësaj masakre dhe familjaret kërkuan që autorët e krimit të vendosen para drejtësisë.

Ish- të burgosurit që i mbijetuan këtij tmerri që zgjati rreth katër orë u shprehën të habitur se si deri më tani institucionet vendore nuk kanë ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Për të kujtuar dhe nderuar të rënët në këtë masakër brenda ambientit të burgut u hodh gurthemeli i lapidarit ku do gdhenden emrat e të burgosurve të vrarë.

 I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nën patronatin,  e të cilit u organizua edhe ky manifestim, ku u tha se përfaqësuesit e institucioneve të vendit duhet të ndalet së vajtuari, por duhet të veprojnë që pra drejtësisë t’i sjellin autorët e gjenocidit serb në Kosovë.

Nga Dubrava, Veseli tha se vrasja masive e njerëzve në këtë burg, është një prej dëshmive më të qarta që tregon organizimin, platformën dhe planifikimin e gjenocidit të shtetit serb në Kosovë.

 Ai po ashtu tha se Serbisë i bëhet edhe më e lehtë, përderisa “ne bëjmë zgjedhjen më të lehtë: përballemi mes vete, në vend se të përballemi me Serbinë”.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli tha se Kosova duhet bërë shtet veprues, që kërkon dhe vendos drejtësi, e jo vetëm shënues statistikash e numërues dhimbjesh.

 Veseli: Vënia para drejtësisë e shkaktarëve të dhimbjeve tona duhet të fillojë

 "Shteti i Kosovës duhet të veproj konkretisht për të kërkuar drejtësi për gjenocidin serb në Kosovë. Vendimi institucional për ta adresuar dhembjen e kombit tonë me kërkesa të qarta për vete për Serbinë dhe Bashkësinë Ndërkombëtare është i domosdoshëm. Jam i sigurt në përkrahjen e botës perëndimore për këtë, jam i sigurt për atë sa edhe gjykimi i këtyre krimeve të cilat i ka bërë vetë shteti serb dhe distancimi nga to do e ndihmojë edhe vet shtetin serb. Riti i vajtimit në përvjetor masakrash duhet të marr fund dhe vënia para drejtësisë së shkaktarëve të dhimbjeve tona duhet të filloj. Përfaqësuesit e institucioneve tona duhet të ndalojnë vetëm së vajtuari dhe duhet të veprojnë dhe të vënë drejtësi që kriminelët serb të mija vrasjeve dhe dhunimeve ta marrin dënimin e merituar", tha Veseli.

Kryetari i Kuvendit u shpreh i bindur se Tribunali Ndërkombëtar për të dënuar gjenocidin serb në Kosovës është i domosdoshëm dhe nuk ka kush e ndal.

Tmerrin që kishin përjetuar brenda mureve të burgut të Dubravës për katër ditë, para të pranishmëve e shpalosi i mbijetuari i masakrës, Bajrush Xhemajli i cili tha se  për ditë të tëra brenda mureve të burgut panë forcat serbe duke ua vrarë shokët e tyre dhe plagosur shumë të tjerë.

Xhemajli tha se përkundër që posedon fakte të shumta dhe emrat e autorëve  të kësaj masakre drejtësia ka heshtur karshi këtij krimi.

Sipas tij burgu i Dubravës pas luftës nuk do të duhej të ndërtohej menjëherë, por siç shprehet ai bashkësia ndërkombëtare deshi t'i fsheh zhurmët që NATO ra në grackën e Serbisë.

 Xhemajli: Derisa dihen faktet zëri i institucioneve nuk është ndier

“ Derisa dihet zinxhiri komandues dihet krimi dihen emrat dhe mbiemrat dhe kryesit e krimi ka një mal me fakte dhe fatura e foto ku xhelatët e me armë në dorë para viktimave, pra derisa dihen vepra kriminale dhe dihen autorët për të cilët ka fakte të mjaftueshme heshtja e institucioneve tona nuk ka se si të arsyetohet dhe është e pakuptueshme. Faktet janë të pamohueshme dhe janë derguar atje ku duhet të ngritet çështja zëri i institucioneve nuk është ndier", tha Xhemajli.

 Ukë Thaçi nga shoqata e ish të burgosurve politik teksa u shpreh i habitur me heshtjen e institucioneve karshi kësaj masakre, kërkoi që autorët e masakrës së Dubravës të vendosën pra drejtësisë.

Thaçi e ka quajtur të vonuar dhe të penguar nga UNMIK-u vënien e gurthemelit.

 Thaçi: UNMIK-u na ka penguar për të ngritur lapidar

 "Edhe pse sipas autorizimit të shoqatës së ish të burgosurve politik kemi bërë kallëzim penal në Gjykatën e Qarkut në Pejë aty edhe ku është kryer krimi po ashtu jemi intervistuar nga EULEX hetuesia për krimet e luftës ende nuk është duke bërë asgjë për zbardhjen e së vërtetës së asaj që është ushtruar këtu. Gurthemeli dhe ngritja e kompleksit memorial që po vendosim sot është e vonuar edhe pse shumë herë është kërkua nga shoqata e ish të burgosurve politik. Por pengesë ishte pushteti i UNMIK-ut", tha Thaci.

I pranishëm në këtë përvjetor  ishte edhe  francezi Sebastian Grikhu, i cili pas luftës kishte rolin e përfaqësuesit të Kryqit të Kuq, tha se është koha që krerët shtetëror të kërkojnë drejtësi për krimet e kryera nga Serbia.

Grikhu nuk la pa e përmendur skandalin e nxjerrjes së një fotografie që më vonë doli të jetë e rrejshme nga deputetja e PDK-së Flora Brovina pikërisht në ditën kur duhej të votohej Tribunali për gjenocid.

Ai tha se ngritja e padive për krimet serbe nuk e dëmton Kosovën politikisht, përkundrazi e forcon.

Grikhu: I lus të gjitha partitë politike që të  bëhen bashkë kur është fjala për krimet

"Më duket palidhje që del rastësisht në përvjetorin e Ukshin Hotit në rrugë të panjohur dhe kjo ngjarje politike e ka errësuar këtë javë solemne. Besoj që pas debatit të djeshëm në Kuvend e keni tejkaluar këtë krizë besoj se unë kam dëgjuar të gjitha partitë politike janë të një mendje e dinë se çka duhet të bëjnë keni të burgosur politik në të gjitha partitë dhe unë i lus të gjitha partitë politike që t'i dëgjoni dhe mbështesni këta të burgosur politik është koha e një drejtësie të pavarur është koha që Kosova si shtet ta ushtroj në mënyrë sovrane këtë drejtësi dhe ta sjell këtë drejtësi ndërkombëtare. Ndoshta keni besuar shumë tek drejtësia ndërkombëtare por është koha qe tani të ngisni krejt këto kallëzime penale dhe mos të kalojnë edhe 20 vite", tha Grikhu.

Leonida Jasiqi në emër të familjarëve të të burgosurve të vrarë në masakrën e Dubravës kërkoi nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të  dënohen ata që ua vranë më të dashurit e tyre.

 Jasiqi: Kërkojmë që ata që na i vranë të dashurit të marrin dënimin e merituar

 "Kërkojmë nga institucionet e Kosovës dhe të atyre të bashkësisë ndërkombëtare që përgjegjësitë për masakrën e burgut të Dubravës të marrin dënimin e merituar, në të kundërtën ne familjarët do ta kemi shpirtin e plagosur dhe zemrën e trazuar", tha ajo.

Masakra në burgun e Dubravës ndodhi nga data 19 maj 1999 deri më 22 maj, ku të vrarë mbetën 160 të burgosur shqiptar, kurse të plagosur mbetën mbi 300 ish të burgosur. Lidhur me këtë rast janë ngritur kallëzime penale në gjykatën e Qarkut në Pejë dhe po ashtu janë dhënë dëshmi të shumta por që deri më tani askush nga autorët e këtij krimi nuk është dënuar. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...