E konfirmon Haradinaj: Do të takohem me Merkelin më 6 qershor në Berlin - Bota Sot
E konfirmon Haradinaj: Do të takohem me Merkelin më 6 qershor në Berlin

Aktuale

E konfirmon Haradinaj: Do të takohem me Merkelin më 6 qershor në Berlin

Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:20
Ramush Haradinaj, Angela Merkel

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar ai do të takohet në Berlin me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, në fillim të muajit të ardhshëm.

“Kemi konfirmim prej zyrës së kancelares Merkel për takim pune, ashtu siç keni raportuar, më datë 6 qershor, ora 11”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Pressing”.

“Është takim i imi me kancelaren, por kancelarja mund të shoqërohet nga ndonjë koleg, edhe unë nga nja dy kolegë”, është shprehur ai.

Haradinaj ka vlerësuar se takimi i tij me Merkelin përbën “moment të rëndësishëm për Kosovën”.

Komunikimi Gjermani-Kosovë është mjaft serioz tani, ka vlerësuar shefi i ekzekutivit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...