Haradinaj tregon se a flet me Thaçin - Bota Sot
Haradinaj tregon se a flet me Thaçin

Aktuale

Haradinaj tregon se a flet me Thaçin

Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:40
Thaçi, Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për raportet e tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Haradinaj ka thënë në emisionin “Pressing”, se me Thaçin tashmë nuk komunikon.

Shefi i ekzekutivit ka deklaruar se është “i prishur” me Thaçin, por ka theksuar se nuk e ka “personale”.

Haradinaj po ashtu thotë se nuk ka pasur takime të fshehta me Radojciqin dhe se me të ka bashkëpunuar si zyrtar i Listës Serbe.

“Me pas pasur diçka për mua, m’i kishin qitë .Hashimi cka ka për mua le te qet në tavolinë. Jo vec ai po edhe të tjerët”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk ka ma zyrtar se Vuciqi”, ka shtuar ai.

Sipas Haradinajt, Thaci po e sulmon pasi po i druhet besimit që ai po ka.

“Është rritur besimi për Ramush Haradinajn dhe për AAK’në”, ka thënë Haradinaj në Pressing.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...