Haradinaj mbron Sali Berishën: Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit - Bota Sot
Haradinaj mbron Sali Berishën: Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit

Aktuale

Haradinaj mbron Sali Berishën: Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit

Më: 22 maj 2019 Në ora: 21:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj në Pressing ka komentuar përplasjet e ashpra mes Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishën.

Haradinaj, kur pyetet nëse mendon se Berisha ka qenë “argat i Millosheviqit”, ashtu sic e quan Thaci, thotë se kjo nuk mund të qëndrojë aspak.

“Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuciqit” , ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka treguar një histori që ia ka rrëfyer Berisha për lidhjen e tij me Kosovën që kur ka qenë fëmijë.

“Sali Berisha ma ka treguar një histori me agjin e tij. Më ka treguar se kur ka qenë i vogël ka ecur deri në një kodër në zonës ku ka jetuar. Prej atje ku shihej Kosova. Agja i ka thënë se atje është Kosova dhe ajo është zemra e Shqipërisë”, ka treguar Haradinaj.

Sipas Kryeministrit, kjo tregon se lidhja e Berishës me Kosovën është e thellë dhe ai nuk mund të shihet si bashkëpunëtor i Serbisë asnjëherë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...