Tahiri flet për premtimin gjerman rreth liberalizimit të vizave për Kosovën - Bota Sot
Tahiri flet për premtimin gjerman rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Aktuale

Tahiri flet për premtimin gjerman rreth liberalizimit të vizave për Kosovën

Më: 23 maj 2019 Në ora: 00:11
Ilustrim

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është fajtore për mos liberalizimin e vizave, sipas tij fajtore është Bashkimi Evropian që po neglizhon procesin.

Gjatë intervistës për “Përballje ditore”, Tahiri komentoi deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për viza.

“Ne kemi pasur më së shumti kushte, dhe kemi plotësuar të gjitha këto. Prej praktikave që kemi pasur në të kaluarën kur Gjermania është pro, nuk ka pasur ndonjë rast që ka dështuar liberalizmi i vizave.  Pozicioni që ka marrë ministri gjerman, është shumë premtues. Ne po komunikojmë se çfarë po ndodhë. Kemi bërë disa gabime me data sa i përket liberalizimit të vizave. Por,kryeministri Haradinaj po i paraprin një procesi, sepse zgjedhjet në Bashkimin Evropian janë në maj, për momentin është Rumania ajo e cila ka presidencën, pastaj vjen Finlanda. Ne po synojmë të hyjmë në agjendë dhe vendimi të merret kur të jetë Finlanda në presidencë”, tha ai.

Kurse sa i përket Samitit të Parisit, i cili pritet të mbahet së shpejti, Tahiri tha se kryeministri Haradinaj ka kërkuar që në takim me Serbinë të jenë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, bashkëkryesuesit e dialogut, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe opozita.

“Kryeministri prej fillimit të mandatit ka vendosur pikëpyetje sa i përket Federica  Mogherinit, sepse ka bërë disa gabime, sepse kur është diskutuar për kufijtë ajo ka heshtur. Kryeministri ka kërkuar përfshirjen e aktereve serioz, siç është Gjermania, dhe kjo po ndodh”, tha ai.

Në fund, Tahiri tha se nuk beson se do të ketë kushtëzime nga Bashkimi Evropian sa i përket liberalizimit të vizave me taksën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...