Veseli flet për skandalin me fajde, paralajmëron dorëheqje

Aktuale

Veseli flet për skandalin me fajde, paralajmëron dorëheqje

Më: 23 maj 2019 Në ora: 09:40
Kadri Veseli

(E plotësuar)- Kryeparlamentari Kadri Veseli në një konferencë për media ka hedhur poshtë gjitha raportimet e mediave se vet ai është përfshirë në skandalin e publikuar ku bëhet fjalë për një shumë të madhe të hollash.

Veseli me ketë rast i ftoi gjitha organet e drejtësisë që të veprojnë si dhe paralajmëroi se do të jap dorëheqje nëse del se ai është i përfshirë në këtë rast.

"Gjatë kësaj jave disa media kanë publikuar videomateriale të një krimi të organizuar, ku është i përfshirë edhe emri im. Dua të deklaroj se unë nuk kam të bëjë asgjë me ketë rast e as me personat e përfshirë në këtë rast", tha Veseli duke e quajtur tërë këtë rast si mashtrim.

"Ky është rast i mashtrimit. Ju siguroj se nëse del se unë jam i përfshirë në këtë rast unë atë ditë jap dorëheqje. Kur të dal e vërteta e kësaj atëherë dikush duhet të jap llogari penale dhe institucionale", theksoi Veseli.

Ndërkohë Veseli, tha se do të vazhdoj me hapat që është duke i ndërmarrë me reformimin e partisë së që ai udhëheq, me ç'rast tha se dikujt mund të mos i pëlqej kjo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli po mban konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat