Sot në Holandë janë duke u mbajtur zgjedhjet e Parlamentit Europian. Këto zgjedhje do të mbahen përgjatë katër ditëve të radhës.
Për zgjedhjet e Parlamentit Europian ka shkruar edhe Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ai përmes postimit në rrjetin social Facebook ftoi bashkëatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Europian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë.
Ndër të tjera Kryeministri shkroi që Parlamenti i ri europian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Sot me nisjen e zgjedhjeve për Parlamentin Europian, ftoj bashkëatdhetarët që kanë të drejtë vote në shtetet e Bashkimit Europian të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të votojnë për kandidatët më të zëshëm në përkrahjen dhe promovimin e interesave tona të përbashkëta, veçanërisht kandidatët e Partive Popullore Europiane. Parlamenti i ri europian do të jetë partner i rëndësishëm për ne në pesë vitet e ardhshme!
RH