O’Connell: Nëse nuk iu pëlqejnë politikanët, votoni tjerë, askush nuk ua ndreq shtëpinë, duhet me bë vetë

Aktuale

O’Connell: Nëse nuk iu pëlqejnë politikanët, votoni tjerë, askush nuk ua ndreq shtëpinë, duhet me bë vetë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:33
Ruairi O’Connell

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka vazhduar sot bashkëbisedimin e tij me qytetarët përmes rrjetit social Facebook.

Ai ka vendosur një orë në dispozicion që t’u përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga qytetarët.

Një ndër pyetjet që i është bërë atij ishte nëse ndërkombëtarët do të ndërhyjnë për neutralizimin e rrjetit të krimit të madh ekonomik në vend.

Me këtë rast O’Connell tha se nuk duhet shpresuar fare për ndërhyrje ndërkombëtare në këtë pikë pasi që Kosova është shtet i pavarur.

“Askush nuk ka me ta ndreq shtëpinë, duhet me bo vetë. Bone vetë. Por, ne do të vazhdojmë të kërkojmë përmirësime, sepse krimi i organizuar në Kosovë na dëmton edhe ne”, tha ndër të tjerash O’Connell.

Image

E një pyetje tjetër në drejtim të O’Connell ishte  nëse Ambasada e Britanisë së Madhe do të veprojë njësoj si ajo e Amerikës për t’i ndaluar vizat zyrtarëve të korruptuar.

Image

O’Connell deklaroi se cilido që ka histori kriminale dhe që ka lidhje me korrupsionin, nuk do të mund të hyj në Britani.

Një prej qytetarëve tha se deri kur do të vazhdohet me këta politikan dhe kur do të pastrohet kjo Qeveri?

E përgjigja e O’Connell ishte shumë e thjeshtë.

“Nëse nuk ju pëlqejnë politikanët tuaj votoni dikën tjetër, kjo është Demokracia dhe kjo mendoj është shumë e thjeshtë”, shkroi O’Connell.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat