Lajmi i fundit për Shefqet Kabashin që u arrestua dje

Aktuale

Lajmi i fundit për Shefqet Kabashin që u arrestua dje

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:32
Shefqet Kabashi

Shefqet Kabashi u arrestua dje me rastin e 20 vjetorit të përkujtimit të masakrës në Burgun e Dubravës, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në këtë ceremoni.

I mbijetuari i masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi u dërgua në mbajtje për 48 orë, nesër pritet të lirohet. Këtë informacion e ka konfirmuar Shkodran Nikçi- zëdhënës në Prokurorinë e Pejës.

“Shefqet Kabashi do të lirohet në procedurë të rregullt pasi të kalojë afati i ndalimit 48 orësh”, tha Nikçi.

Krerët e institucioneve, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe zyrtarë tjerë të PDK’së si Hajredin Kuçi e Nait Hasani, dje u përballën me një situatë jo fort të këndshme, kur një nga ish-të mbijetuarit e masakrës së Dubravës, Shefqet Kabashi, doli para tyre dhe iu tha se nuk e meritonin të ishin të pranishëm në këtë manifestim.

Derisa, Shefqet Kabashi po fliste, moderatorja e programit po mundohej të mbante nën kontroll situatë. Ish-ushtari i UCK-së,  iu drejtua disa të mbijetuarve të masakrës së Dubravës, duke i përmendur edhe me emra madje si Hajredin Kuçin dhe Nait Hasanin, të cilët, sipas tij, e kanë quajtur tradhtar.

“Marre duhet me ju ardhë, ju nuk duhet me qenë këtu… Cilit protokoll mua këta më thonë tradhtar qita, qiky Kuçi e qiky Njazia e qiky Naiti me shokët e vet, unë nuk jam tradhtar, unë jam luftëtar i lirisë… Na keni marrë bukën, duam shtet demokrat e jo komunist”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat