Gruaja që u kidnapua në luftë: Ushtarët serbë më dhunuan në sy të babës derisa u alivanosa

Aktuale

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:39
Gruaja që u kidnapua në luftë

(E plotësuar) - E ftuar në Frontal, ishte njëra nga gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ajo tha se sa herë vjen marsi, i kujtohen skenat e tmerrshme të dhunimit nga serbët. Ndërsa shton, se gjatë dhunimit, ishin maltretuar, duke u djegur me cigare, nga ku sot e asaj dite i ka shenjat në trup.

“Ato tri ditë, kanë qenë si 3 mijë vjet. Sa herë vjen 5-6-7 Marsi, mua çdoherë me gjen në neurologji, sepse kanë qenë vuajte tmerruese. Na kanë rreh, na kanë djeg me cigare, trupin e kam me shenja, fytyrën, fytin. Jemi there me thikë, me na i prishë bukurinë dhe me na i lënë shenjat që me na u kujtua kjo ngjarje çdoherë. Kam qejf me djegë trupin tim krejt, mos me i kujtua ato ditë. Mendojsha vec qysh me vdekë.

Tutje, e dhunuara gjatë luftës tha se goditjen më të madhe e kishte marrë kur ishte kthyer në shtëpi. Në takimin me burrin, kur ia kishte shpjeguar gjërat, ai i kishte thënë se nuk është më gruaja e tij. Ndoshta, sipas saj, këtë veprim e bëri edhe për faktin që ajo gjatë dhunimit nga serbët, mbeti shtatzënë. Kurse fëmijën, thotë që 6 vite ia rriti motra, ndërsa tani, atë fëmijë e do më shumë se vetën e saj.

“Kur jam kthyer në shtëpi, burri me ka pyetur se çka ka ndodh. I thashë që ata nuk na kanë marrë me na qarrosë, e as me na shëtite. I thashë pse nuk me mbrojte, pse nuk dole para automatit e me thënë që mos e merrni gruan time, po mua. I tregova se çfarë ka ndodhur, me tha prej sot nuk je gruaja ime!” Unë mbeta shtatzënë nga ai dhunim. Për 6 vite s’kam dashtë me pa, e ka rrit motra, por tani e jepi shpirtin për të”, deklaroi e viktima e dhunës seksuale në Kosovë.

Gruaja e kidnapuar në luftë tha se sa herë vjen marsi, i kujtohen skenat e tmerrshme të dhunimit nga serbët. Ndërsa shton, se gjatë dhunimit, ishin maltretuar, duke u djegur me cigare, nga ku sot e asaj dite i ka shenjat në trup.

“Ato tri ditë, kanë qenë si 3 mijë vjet. Sa herë vjen 5-6-7 Marsi, mua çdoherë me gjen në neurologji, sepse kanë qenë vuajte tmerruese. Na kanë rreh, na kanë djeg me cigare, trupin e kam me shenja, fytyrën, fytin. Jemi there me thikë, me na i prishë bukurinë dhe me na i lënë shenjat që me na u kujtua kjo ngjarje çdoherë. Kam qejf me djegë trupin tim krejt, mos me i kujtua ato ditë. Mendojsha vec qysh me vdekë.

Tutje, e dhunuara gjatë luftës tha se goditjen më të madhe e kishte marrë kur ishte kthyer në shtëpi. Në takimin me burrin, kur ia kishte shpjeguar gjërat, ai i kishte thënë se nuk është më gruaja e tij. Ndoshta, sipas saj, këtë veprim e bëri edhe për faktin që ajo gjatë dhunimit nga serbët, mbeti shtatzënë. Kurse fëmijën, thotë që 6 vite ia rriti motra, ndërsa tani, atë fëmijë e do më shumë se vetën e saj.

“Kur jam kthyer në shtëpi, burri me ka pyetur se çka ka ndodh. I thashë që ata nuk na kanë marrë me na qarrosë, e as me na shëtite. I thashë pse nuk me mbrojte, pse nuk dole para automatit e me thënë që mos e merrni gruan time, po mua. I tregova se çfarë ka ndodhur, me tha prej sot nuk je gruaja ime!” Unë mbeta shtatzënë nga ai dhunim. Për 6 vite s’kam dashtë me pa, e ka rrit motra, por tani e jepi shpirtin për të”, deklaroi e viktima e dhunës seksuale në Kosovë.

Gruaja që u kidnapua në luftë: Ushtarët serbë më dhunuan në sy të babës derisa u alivanosa

Në javën e fundit, njëra nga temat më të përfolura në Kosovë, ishte dhunimi i grave gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo temë, u kthye edhe njëherë pas publikimit të  një fotografie nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, përmes së cilës pretendohej të dëshmohen krimet seksuale të serbëve.

Për këtë, të enjten në Frontal, ishte e ftuar njëra nga gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Ajo tha se ishte duke qëndruar me familjen e saj në shtëpi, kur serbët hyn më forcë dhe e dhunuan para syve të gjithë familjes. 

“Neve kanë hy serbët edhe na kanë dhunuar në shtëpi, nersy familjarëve, nërsy fëmijëve, nersy nenës e babës e burrit. Edhe na kanë marrë me vete peng, tri ditë e tri net, na kanë dhunuar pa ndal. Jemi kanë si grup, neve çka jemi kanë ma të bukura na kanë marrë, e dy tjera i kanë lanë në shtëpi.

Ndërsa më pas, ishte kidnapuar dhe dhunuar për disa ditë me radhë.

“Në kanë marrë e na kanë dergu me një fshat, na kanë dhunuar kah 12-13 herë, derisa jemi alivanosur. E alivanosjen na i kanë hjek me raki e me sh*rrë. Kemi qenë 17 gra, na kanë dërguar në një fshat të Studimes.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat