Haradinaj takohet me Paul McCarthy dhe Antonio Garrastazu

Aktuale

Haradinaj takohet me Paul McCarthy dhe Antonio Garrastazu

Më: 23 maj 2019 Në ora: 17:55
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me drejtorin rajonal për Evropë nga Instituti Ndërkombëtar Paul McCarthy dhe drejtorin e Qendrës për Global Impact Antonio Garrastazu.

Dy mysafirët Haradinaj i ka njoftuar me progresin në sundimin e rendit dhe të ligjit si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Postimi i Haradinajt:

Prita në takim Drejtorin Rajonal për Europë nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, Paul McCarthy, dhe Antonio Garrastazu, Drejtor i Qendrës për Global Impact. Në një diskutim përmbajtësor, theksova se Kosova është një demokraci e re, e fokusuar në zhvillim ekonomik me bazë resurset kombëtare dhe investimet e huaja. Po ashtu, i njoftova për progresin e matshëm në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kosova është e angazhuar për stabilitetit dhe paqe të qëndrueshme në rajon dhe e palëkundur në rrugën e integrimeve euro-atlantike.RH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat