Hoxha bashkatdhetarëve: Dilni dhe votoni, sepse ju e begatoni jetën në shtetin ku jetoni në BE

Aktuale

Hoxha bashkatdhetarëve: Dilni dhe votoni, sepse ju e begatoni jetën në shtetin ku jetoni në BE

Nga: Z.B Më: 23 maj 2019 Në ora: 18:36
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka ftuar bashkatdhetarët në vendet e Bashkimit Evropian me të drejtë vote, të dalin dhe votojnë partitë e preferuara për Parlamentin Evropian, përcjell “Bota sot”.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook , ku ka shkruar se ju keni gjetur mikpritje, të bazuar mbi vlerat më të çmuara të BE-së dhe të qëllimeve të saj.

“Dilni dhe votoni, sepse ju e begatoni jetën në shtetin ku jetoni në BE, andaj, dilni e votoni për vlerat për të cilat edhe ne si Republikë e Kosovës përpiqemi dhe angazhohemi, që të bëhemi pjesë e këtyre vlerave, duke çmuar e promovuar dinjitetin njerëzor”.

Postimi i plotë:

Sot e deri më 26 Maj 2019, mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Ftoj të gjithë bashkatdhetarët, me të drejtë vote të dilni e votoni! Ju keni gjetur mikpritje, të bazuar mbi vlerat më të çmuara të BE-së, të qëllimeve të saj, si: forcimi i paqes, sigurimi dhe garantimi i lirisë, zhvillim të balansuar, kundër përjashtimit dhe diskriminimit, promovimi i shkencës dhe dijes, solidaritetin dhe zhvillimin ekonomik, respektimi i dallimeve kulturore e gjuhësore si dhe unifikimin monetar. Dilni dhe votoni, sepse ju e begatoni jetën në shtetin ku jetoni në BE, andaj, dilni e votoni për vlerat për të cilat edhe ne si Republikë e Kosovës përpiqemi dhe angazhohemi, që të bëhemi pjesë e këtyre vlerave, duke çmuar e promovuar dinjitetin njerëzor, lirinë, demokracinë, barazinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Mbi këto vlera, ju jeni të lumtur me vlerat e BE-së, rikonfirmoni praninë tuaj në shtetin mikpritës, duke votuar, për vete, fëmijët Tuaj dhe Kosovën brenda vlerave evropiane!
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat