Avokati i Rrahim Hashimit: Klienti im s’ka lidhje me Kadri Veselin, e njeh si gjithë Kosova

Aktuale

Avokati i Rrahim Hashimit: Klienti im s’ka lidhje me Kadri Veselin, e njeh si gjithë Kosova

Më: 23 maj 2019 Në ora: 19:04
Rrahim Hashimi

Rrahim Hashimi është duke u akuzuar së bashku me Ismet Osmanin i njohur si “Curri” dhe katër persona të tjerë për fajde, mashtrim dhe krime të tjera nga Prokuroria e Kosovës.

Në një video-incizim të publikuar ditëve të fundit, përmendet edhe emri i kryeparlamentarit të Kosovës Kadri Veseli, i cili sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të përfshirëve në këtë rast.

Media ka kontaktuar me Agon Rrecajn, avokat i të akuzuarit, Rrahim Hashimi, i cili është liruar nga paraburgimi për arsye të parashkrimit të lëndës

Rrecaj ka mohuar që klienti i tij të ketë lidhje me Kadri Veselin.

“Jo, klienti im nuk ka asnjë lidhje me Kadri Veselin, nuk e lidh asgjë me të, absolutisht asnjë lidhje nuk ka me këtë”, është shprehur Agon Rrecaj.

Madje ai ka thënë se klienti i tij, Rrahim Hashimi e njeh të parin e PDK-së siç e njeh e gjithë Kosova, por mohon të ketë ndonjë lidhje shoqërore me të.

Vlen të theksohet gjithashtu se Partia Demokratike e Kosovës sot në një konferencë për media kanë kërkuar një epilog për gjithë këtë çështje.

Madje, nënkryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka treguar se partia e tij ka denoncuar në polici Rrahim Hashimin gjatë vitit 2014 për arsye se e kishte përdorur emrin e Xhavit Halitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat