Gjuriq: Për kundërmasat eventuale në marrëveshje me serbët e Kosovës

Aktuale

Gjuriq: Për kundërmasat eventuale në marrëveshje me serbët e Kosovës

Nga: Fatmir Beka Më: 23 maj 2019 Në ora: 20:55
Marko Gjuriq

Marko Gjuriq ka thënë se rreth vendosjes eventuale të kundërmasave në masat e Prishtinës duhet seriozisht të bisedohet. Të gjitha hapat e presidentit dhe Qeverisë së Serbisë do tërhiqen duke dëgjuar serbët e Kosovës, ka thënë për “B92” transmeton “Bota Sot”.

"Kërkohet kënd që është më i miri për ne, duke pasur parasysh se për një muaj e pak ditë na pret samiti në Paris. Vendimi cilido qoftë do të jetë racional që nga pozita jonë të jetë më i miri, ndërsa separatistëve në Prishtinë të ju sjell sa më shumë dëm",  ka thënë Gjuriq  për RTS.

Në lidhje me kundërmasat, Gjuriq ka thënë: " do të shohim, çfarë dhe kur, nuk dua të paragjykoj, për to tek do të bisedohet, racionalist duke marr parasysh të gjitha rrethanat".

Ai ka thënë se do mbahet takimi i zyrës dhe presidencës me serbët e Kosovës pas fitores së Listës Serbe në zgjedhjet lokale dhe rritjes së rezultatit për 40 për qind.

"Nuk ka më gjumë të qetë por duhet seriozisht të punohet në interes të qytetarëve në të gjitha komunat e veriut ", nënvizoi drejtori (të ashtuquajturës) zyrë për Kosovë.

Ai potencoi se Kuvendi i Serbisë seriozisht do të bisedoj për gjendjen në Kosovë, pasi zyra për Kosovë ka përgatitur një raport të zgjeruar, ndërsa presidenti Vuçiq do të shpalos fotografi detaje të gjendjes.

Lidhur me raportin ai ka thënë se janë 149 projekte të mbështetjes për mjediset serbe në gjithë Kosovën. Para deputetëve do të jetë edhe raporti i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, obstruksionin e Prishtinës dhe rolin e Serbisë në marrjen me këtë problem.

Lidhur me takimin e presidentit Vuçiq me Kishën Ortodokse Serbe, ai ka thënë se nuk ka qenë prezent, por përkujtoi se patriarku Irinej ka shprehu qëndrimin e shumicës bindëse të peshkopëve në Kuvend, që ka “mbështet fuqishëm politikën e presidentit Vuçiq ".

"Kjo është me rëndësi", ka thënë Gjuriq dhe ka shtuar se në Kuvend do ketë mundësi të bisedohet rreth kësaj. Ai nënvizoi se presidenti do njoftoj deputetët me përmbajtjen e bisedimeve të mbajtura në Kuvendin e Kishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat