"Korrigjimi i kufijve me Serbinë nuk është hequr nga tavolina në Berlin"

Aktuale

"Korrigjimi i kufijve me Serbinë nuk është hequr nga tavolina në Berlin"

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:11
Fotografi nga samiti i Berlinit

Samit i Berlinit i mbajtur me 29 prill, i udhëhequr nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, nuk ka hequr dhe as nuk kanë shtuar asnjë ide në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, madje as korrigjimi i kufijve Kosovë-Serbi.

Në Berlin nuk i është vënë pikë asnjë ideje po thotë Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, ai ka thënë se nuk dihet se cila do të jetë marrëveshja përfundimtare pasi nuk ka pasur takim qysh moti në Bruksel.

“Në Berlin nuk i është vënë pikë asnjë ideje. Dialogu nuk ka hyrë ende në fazën përfundimtare, janë mbajtur tri takime të Presidentëve dhe tashmë e kemi edhe dialogun shtetëror për dialogun që ende nuk ka mbajtur asnjë takim dhe ende nuk e dimë e cila do të jetë marrëveshja përfundimtare”, tha Arifaj.

Arifi tha se qëllimet e presidentit Thaçi janë të qarta, njohja e pavarësisë nga Serbia dhe pa kushte, bashkëngjitja e Luginës së Preshevës me Kosovën.

“Presidenti e ka përsëritur disa herë që njohja e menjëhershme e Pavarësisë së Kosovës, e pakushte nga ana e Serbisë dhe bashkëngjitja e Luginës së Preshevës, si pjesë e korrigjimit të padrejtësive historike dhe si garancë që me u rujtë popullata shqiptare në Luginën e Preshevës”, tha Arifaj.

Kujtojmë se në Samitin e Berlinit, Merkel dhe Macron janë pajtuar dhe kanë bërë thirrje Kosovës heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që të arrihet marrëveshja mes dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat