Murati: Politikë mesjetare, e popull naiv e pasiv

Aktuale

Murati: Politikë mesjetare, e popull naiv e pasiv

Nga: Z.B Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:16
Artan Murati

Artan Murati, nga Institutin Demokratik i Kosovës (KDI), ka shprehur pakënaqësitë për dështimet e Kosovës.

Siç thotë ai, lajme për punësime partiake, jomeritore e klientëliste, mjerim social, të izoluar e të pa punë, ka çdo ditë, përcjell “Bota sot”.

Murati ka shkruar se në Kosovë ka dyshime për lidhje të liderëve me njerëz të nëntokës, ai ka potencuar se lajme për punësime partike e jomeritore ka pothuajse çdo ditë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku ka shkruar se, “Këtë vend e këtë shoqëri janë tu dashtë me e shkatërro njerëzit e vet. Jemi ne kome. Jo te vdekur, po assesi jo te gjalle. Kemi vdekje kimikisht. Moti”.


Postimi i plotë:

Paramendojeni:

- Lajme për punësime partiake, jomeritore e klientëliste - pothuaj çdo dite;
- Dyshime për lidhje te liderëve politik me njerëz te nëntokës;
- Mjerim social, te izoluar e pa pune;
- Sistem edukimi minimum 7 vite mbrapa shteteve te rajonit e Evropës;
- Te turpëruar para viktimave te luftës e para botes, me skenarë qe duan te faktorizojnë politikisht individe te caktuar;
- Kolaps me shërbime elementare te rrymes e ujit, ne shekullin 21;
- Popull qe i dijme përmendesh emrat e mjekeve me klinikave ne Shkup, Beograd, Stamboll e kudo tjetër;
- Shpenzime te pakontrolluara te buxhetit te shtetit tone, pasurisë sonë;
- Shkatërrim i çdo resursi qe ka sjelle pak fitim per vendin;
- Politike mesjetare, e popull naiv e pasiv.

Këtë vend e këtë shoqëri janë tu dashtë me e shkaterru njerëzit e vet. Jemi ne kome. Jo te vdekun, po assesi jo te gjalle. Kemi vdeke kimikisht. Moti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat