“Ky është vetëm fillimi i demaskimit të një partie kriminale”

Aktuale

“Ky është vetëm fillimi i demaskimit të një partie kriminale”

Nga: A.ZH Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:15
Kadri Veseli

Në aferën e njohur për fajdet, është përfshirë edhe emri I kryeparlamentarit dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Ky i fundit në një konferencë të mbajtur sot për media, ka mohuar të ketë lidhje me njerëz të përfshirë në këtë aferë.

Mirëpo, publikimin e videove dhe fakteve që demantojnë Veselin, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, e sheh si fillim të demaskimit të partisë së tij “kriminale”.

Millaku në një postim në Facebook, ka thënë se për 20 vjet, “matrapazët” na e kanë pirë gjakun”.

“Ky është vetëm fillimi i demaskimit të një organizate dhe partie kriminale. Për 20 vjet na kanë pirë gjakun këta matrapazë”, ka shkruar Millaku në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat