Limaj për fotografinë e rrejshme të Brovinës: Më pëlqeu reagimi i shoqërisë

Aktuale

Limaj për fotografinë e rrejshme të Brovinës: Më pëlqeu reagimi i shoqërisë

Më: 23 maj 2019 Në ora: 22:38
Fatmir Limaj

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka komentuar në emisionin Pressing publikimin e fotografisë false të deputetes së PDK’së, Flora Brovina, e cili e paraqiti një pamje pornografike si dhunimi një gruaje shqiptare.

Limaj thotë se e vërteta e Kosovës është shumë e dhimbshme, prandaj nuk duhet të bëhet fabrikim për të paraqitur vuajtjen nga lufta.

Kreu i Nismës Socialdemokrate thotë se ishte i lumtur kur pa se si shoqëria vendore i reagoi fotografisë false.

“Më ka pëlqyer reagimi i shoqërisë që s’e pranoi gënjeshtren”, ka thënë Limaj në Pressing.

Sipas tij, Kosova ka mjaftueshëm për të dëshmuar krimet e kryera nga serbët në luftë dhe kjo nuk ka nevojë të bëhet përmes fabrikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat