“E bëre edhe më m** Milaim, ik në theqafje!”

Aktuale

“E bëre edhe më m** Milaim, ik në theqafje!”

Nga: A.ZH Më: 23 maj 2019 Në ora: 23:31
Milaim Zeka

Veprimtari i LDK-së Fatmir Bajraj, ka reaguar ashpër pas thirrjes së deputetit të Nismës Socialdemokrate Milaim Zeka, për lëvizje dhe shtet ligjor.

Bajraj ka thënë se thirrja e Zekës është hileqare dhe se ai ka “dosta” kapësit e shtetit ligjor, përcjell Bota sot.

Bajraj pyetur Zekën se pse reagon kur përmendet Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

“Me t’prekë Hashimin, Kadrinë, Ramushin e Fatmirin, Ti Milaim t'i nxjerrë sytë, pse?”, ka pyetur ai.

Reagimi i plotë i Bajrajt pa ndërhyrje:

Milaim!

"A e merr b... me veti ngado shkonë" ?

Pardon !

Përtej leksikut tim, edukatës dhe formimit, dhe mbi të gjitha, duke ndrydhë & dhunuar edhe ndergjegjën time, vendosa t'përgjigjëm ashtu si e meriton Ti, Milaim Zeka !

Përgjigja është pozitive, ngase prej saj s'mund ndahësh, e qëbesa ajo ka lidhjën edhe me trurin...!

Paske vendos me ndërru strofull & strehë ngase aty ku je dhe erdhe, e gjete m... dhe bëre edhe ma m..!

Zatën, mos e ndrro strofullën fare, Milaim!

Jo Milaim Zeka!

T'njohin e & t'dijnë qytetarët e Kosovës, t'njohin & t'dijnë shqiptarët n'atdhe & n'dhe të huaj, biles t'njohin mirë, ma mirë e ma shumë se sa Ty t'a merr mendja.

T'njohim çfarë je, kush je dhe nga vjenë, derisa Ty mendon se Ne t'njohim ashtu siq deshiron të të njohim ; atdhetar, intelektual dhe kuvendar liberal...!

Jo, harroje!

Ti e ke partinë, dhe ajo është parti e krimit dhe e dalë nga një vorbullë & kazan krimi, korrupsioni e kontrabande, e dalë nga mënga & xhepi i SHIK-ut, PRONTO-së dhe tani PAN-i n'shtet-kapje.

Thirrja jote është hilqare, sikur apeli i Kryeshefit tuaj, Kadri Veselit për "Dekadën e Re", por me kriminelë të vjetër, gjë që s'pi ujë Milaim Zeka!

Si t'besojmë thirrjën tënde Milaim, për një "Levizje për Shte Ligjor : Me ba nje Kosove me prokurore e gjykates te ndershem, me hetues policor te ndershem, me institucione te ndershme..."!

Ti i ke "dosta" kapësit e Shetit Ligjor, pra të tre pushtetëve të ndara dhe të mediasë, je hisedar me ta dhe krimin mbi Kosovën e shqiptarët që dy dekada...!

Me t' "prekë" Hashimin, Kadrinë, Ramushin e Fatmirin, Ti Milaim t'i nxjerrë sytë, pse ?

Kosova është n'zor prej "dostave" tuaj, e jo prej meje dhe qytetarëve sikur unë...!

Ti Milaim, pa "dosta" dhe lejën e tyre, s'flenë as me grue, e lere më ndonjë vepër n'sherbim t'atdheut.

Thirja jote Milaim, është për me ndrrue "kazanin", por jo edhe gjellën, pra ; n'gjuhën e atyre të cilëve u sherbejnë "dostat" tuaj: "Ista govna, samo drugo pakovanje"

E para e punës për Ty Milaim është: Distancohu prej "dostave" që kanë kapë shtetin, pra prej Hashimit, Kadrisë, Ramushit, Fatmirit & Co, që neve t'shohim "metamorfozën" n'Ty, dhe t'reflektojmë...!

Deri sot, dhe sot e gjithë ditën, pra gjithëmon, Ti s'hjekë dorë prej tyre dhe si i tillë s'bindë njeri që t'pasoj një njeri t'pa sedër & integritet ; moral, njerëzor & kombëtar!

Ik, n'theqafje Milaim Zeka!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat