Agim Bahtiri fton Naim Bazajn t’i bashkohet AKR-së, ja si i përgjigjet ai

Aktuale

Agim Bahtiri fton Naim Bazajn t’i bashkohet AKR-së, ja si i përgjigjet ai

Më: 24 maj 2019 Në ora: 00:32
Naim Bazaj

Nënkryetari i AKR’së, Agim Bahtiri sonte në ‘Portal Show’ i ka bërë një ftesë publike Naim Bazajt të PDK’së që t’i bashkohet partisë tij.

Bazaj para disa ditësh humbi zgjedhjet për kryetar në Drenas, nga edhe u zhgënjye duke paralajmëruar edhe largimin e tij nga PDK.

Bahtiri i thotë se fitoren do ta ketë të garantuar nëse i bashkohet AKR’së.

‘’Do të ulemi me Naimin, do t’i studiojmë temat. Sa për njerëz mos ta nin, se ju e patë që një parti si AKR, po të garantoj me jetë se asnjë nëndegë nuk kam shku, se kam themelu. As nuk i kam njoft se kanë ardhë të rinj. Skam pasë kundërkandidatë. Askush ska pasë guxim. Mos të lodhim për njerëz, ta bëjmë një strategji para popullit. Nëse vjen, fitoren e ka të garantuar.’’, ka thënë Bahtiri,

Ndërsa Bazaj i është përgjigjur se ka ftesa edhe nga partitë e tjera, por që njëherë s’do të marrë ndonjë vendim.

‘Unë kam ende vizione me disa nëndegë nëëpr fshatra në Drenas. Sapo t’i përfundoj do të bisedoj edhe Bahtirin. Kam dhe oferta nga parti tjera. Dua me ia marrë 300- 400 vetë në një subjekt me vete’, tha Bazaj.

Tutje ai flet edhe për procesin e zgjedhjeve në Drenas. Thotë se presidenti Hashim Thaçi nuk është përzier, siç pretendonin disa zëra.

Q e20 vjet jam meta, i falëmendroj shumë. Edhe atë ditë më kanë keqkuptu. Kryesia e vjetër ka me dëshpëru. Ato zgjedhje që ia ka bë, kanë qenë. Nuk është demokratike kjo. Më vjen keq që është dashtë më ndryshe me u ba. Presidenti nuk është përzi në këtë punë. Lufta ka qenë në PDK, ku janë bërë disa klane që gjithë e kanë udhëheqë Drenasin. Niveli qendror e ka luajt një rol më ndryshe. Veseli më ka thirre me u taku. I thash nëse më thua mua, e nëse Lladrovcit vazhdo. Nëse i thua Sejdi Hoxhës, është mirë me vendos, se tretë nuk mundemi. Kjo nuk është dekadë e re, por bllokadë e re’’, tha Bazaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat