U dhunua bashkë me vajzën: “Ja çojke fustanin çikës gjashtë vjet, sot çikën e kam me trauma”

Aktuale

U dhunua bashkë me vajzën: “Ja çojke fustanin çikës gjashtë vjet, sot çikën e kam me trauma”

Më: 24 maj 2019 Në ora: 07:54
Ilustrim

Ky rrëfim është nxjerrë nga libri “Unë dua të dëgjohem: Libër kujtimi me rrëfimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”

Bashkë me fëmijët dhe familjarët e tjerë kishin dalë nga fshati me idenë se do të gjenin nje vend të sigurt. Për muaj të tërë do të endeshin nga një fshat në një fshat tjetër. Çdoherë e më vështirë po bëhej për këtë nënë dhe fëmijët e saj sado që koha po kalonte.

Nën urdhrat e paramilitarëve serbë, ajo dhe gjashtë familje të tjera vendosen në disa shtëpi të braktisura në një qytet të Kosovës. Të gjithë ishin fëmijë e gra. Për disa muaj janë dhunuar sistematikisht. Nuk u kursyen as fëmijët. Ajo është e bindur se ka arritur të abortojë me barna popullorë shtatë javë pas dhunimit të parë.

Rrëfimi në veten e parë: Abortova shtatzëninë që e kisha prej tyne

H.K.

Jam 69’sh e lindur. Edhe vajzërinë e kam pas tragjike. S’kemi pasë. Skamje, gazep. Jemi rritë n’kushte shumë t’randa. Baba i papunë, kallaballëk fmi. Kemi hjekë boll. Kem përjetu boll. Bone hesap, që ka pasë ditë e qitke nana nji bukënore. Nana s’hajke hiç. Ja niske kajke. Unë isha ma e madhe prej tanë fmive. E pajsha nanën tu kajtë, e thojsha, “as une s`du me hangër”. Pasha Zotin. Me talla jemi nxeh. Qaq jetën e kemi pas t’randë. Tanë, me motra me vllazni kena m’su. Tashti, qato që kemi hjek, e me qato kushte kaq t’rana, krejt janë profesora, krejt janë që punojnë, krejt janë që janë shkollu, doktorra, krejt ajo familje e jemja, fije e për pe. Tanë janë shkollu. Krejt. Po veç vllaznia, na motrat nuk e kemi pas shansën me shku në shkollë.

Jom martu në moshën 17 vjeçare. Me msit.

K’ta t’burrit ishin kanë t’pasun. Edhe, hajt tani erdh koha… u qeizojshim at’here, nashta t’kujtohet me grep e me kamza, ma prunën aty e m’njimojshin shoqet.

T’shtunën herët n’mengjes, kurrë se harroj, dola bajagi me kajtë. Jo me kajtë, por gjak prej syve kam pas qitë. Prej dhimbjes për nanën. Hajde more Zot. Erdh e diella. Me shku nuse… Kanë ardhë me m’marrë me dy parë tupana. Qaq që kanë pasë e qaq dasëm e madhe. Po baba jem u ngushtojke se nuk kish… Prej t’ejtes deri n’tejten o kanë dasmja.

Nuk e kam pa burrin deri n’at natë t’dillën që hike dhandrri. Atë natë që jom shku, jo se kam pa burrin kurrkun. Veç deri sa që o hi dhandër. Burri kështu mirë boll. Valla s’më ka bërtit kurrë, as s’më ka thanë fjalë t’keqe kurrë, as s’më ka thanë “bone kta”, “bone ata”, a me thanë “Hajde se je ardhë prej familje t’varfun”… Kurrë n’jetë. Mirë kem kalu. M’kanë deshtë te tanë.

Unë fminë e kam lind, se s’ëm ka falë Zoti deri mas 10 vjete. 10 vjet s’kam pas hiç.

Çika ka ardhë ma s’pari, masanena ma fali Zoti djalin, tani tjetrën çikë. Qata tre fmi n’jetën teme veç.

Para luftës, deri sa s’ka kris lufta, përpara luftës sa jemi kanë… lumturi. Mi fali Zoti fëmijët… Çika në klasë të parë. Me burrë mirë. As kurrë n’jetë s’kena pasë probleme as sen. M’ka respektu boll edhe e kom respektu jashtë mase.

Ja nisën me mbledh armë. Babës tem ia kanë marrë llovaqkën edhe i kanë ra shuplaka qaty para neve.

U bojka shtatë ora, ja nisi ora policore, nuk guxojshim me dalë deri n’shtatë t’mëngjesit. Bojke vakija pak para shtatve o kanë.

Edhe tani, hajt, hajt qaty. Edhe kur filloi lufta ish prilli.

 Isha tu gatu e isha n’magje, qysh o kanë rendi te kunata, ka nja e gatujshim. U ardh nji kojshi e po i thotë vjehrrit “ku jon djemtë, ku janë gratë, djemtë!?”, ish qartë njeri. Tha, “Qe ksjade, dikush n’arë e dikush.” “O tubë boni se kuku për ne lufta ja nisi, marumë!”  “Çka je tu thanë?” “Pasha Zotin po edhe mi kallxu krejt mahallës”, që mu tubu, lufta ja nisi. Qysh luftë! U tranumë tanë. Far lufte.

“O ikni se s’dijmë çka ka me pasë!” Ku me ikë? Ku me shku?”.

Ja nisën po vijnë pej neve. U përhapën, serbët, shkijet. A po do autoblinda, a po do kerre, a po do shteti n’dorë edhe sen s’kishim mo, si populli jonë.

Edhe çohëm, çka me bo. Ja nisën plumat, ja nisën gazep, ja nisën malit përpjetë…

E çka me bo, t’i kapim na fmitë, te lamë qysh o kanë me shpi e me krejt, e shkojna me ni katun tjetër.

Qysh thojnë, prej qeti katuni tonë, pak ma nalt, nji katun tjetër. Lufta ma su nal kurrë.

Po çka me dalë edhe me pa, ishin pa stacionu aty policia e pru ushtri e krejt. Kur po e shohim krejt zi, kuku çka me bo. Nejtëm atë natë qysh nejtëm, natën e gatë t’çumë.

Ia nisën gjujshin përpjetë, gjujshin mi shpija. Aman jarabi, o Zot, o Zot.

E kena pas nji podrum. N’ta u tubumë krejt mahalla, qaty erdhën te na. Tanë qaty.

Edhe aty nejtëm vallahi nja tri ditë. N’qat podrum aty kush t’mujke tinxa mu çu noj bukë a çka me gatu se mas tri dite na hinën, na qitën prej shpijave. Burrat jo, ata dulën ma herët n’mal. S’ishin. Veç gratë. Burrat s’kanë guxu me nejt me neve. Qat ditë që jon ardhë e ja kanë nisë krismat ata janë dalë. Burrat ma s’ka pas shansë mu kthy n’shpi. Ju çojshim ka nji trohë bukë, e dishim ku janë, ashtu si tinza.

“Hajde tash ecni, ikni prej ktuhit, shkoni kah t’doni.”

S’kena ditë ku me shku. Kah me ja majtë, kah me shku. Jena shku, jena nisë për nji katun ngat. O Zot, qat natë që shkumë mu rrxu djali, djali i hasretit. Se kem qaty n’katun, veç dola me e marrë nji kofe ujë n’oborr thash t’ja çoj fmive mrena… E kom lanë djalin në ballkon, e t`ka krisë granata, djali prej tute, kcen more bijë prej nj kati n’tokë e bjen n’bllok. E te çkynë me kry, me vetull…

Thash “vdiq”. E kom marrë, e kena shti mrena qashtu, i vdekun, e krejt t`i plasi gjaku. Edhe e çumë te një mjek në një katun tjetër me traktor. E ka marrë, e ka kep, ja ka mshel varrën me zavoj e me krejt e faleminers prej tij, ku janë e ku s’janë. E ma ka marrë djalin tem n’dorë edhe jena kthy apet aty. Ata krejt t`u menu që u vdek djali. Po, qysh jo, u qetsu, qysh thojnë, ju kthy shpirti. T’hinën aty, na hiqën prej shpijave tanve.

Edhe t’na tubunë me nji fushë. Krejt. Tri ditë e tri netë kshtu n’hapësirë e diell qaty. Na tubunë krejtve aty. Na nxuni nata, ish ftoftë. O Zot, ftohtë e gazep nëpër shi qashtu, fmija gullumuq pa hangër, pa pi, piskatshin. Dikush kish marrë saça, pak miell, dikush provojke me gatu n’atë fushë. Na gjujshin me granata. Njëherë e mytën një burrë, tani një gru. Britma, fmi, piskama, tmerri që o kanë. E qata me e përjetu, o Zot i zanës. Granatat, përmi kry. Janë hi i kanë marrë krejt djemtë e ri. I ka zgedh veç që ja ka vra synin. Ka pas 11 vjeç e kanë marrë, e përpjetë. I kanë marrë e i kanë hjek krejt prej neve.

Mas tre dite i lshunë burrat e jemi hyp prap në traktora edhe ia kemi msy qytetit.

Me një fushë na kanë dalë shumë ushtarë. Krejt të zi me maska.  Aty na kanë dalë përpara krejt me automata. Krejt zi. Për Zote, na kanë sha, na kanë malltretu, na kanë thanë gjithçka. Kesheshin, bojshin hajgare, thojshin fjalë t’ndyta, zi e ma zi n’qat fushën qaty. Na secili vaj e britma.

Na thanë me u kthy, ecëm edhe nja dy orë edhe shkum me një fushë ku kish pas shumë popullatë.

Dhjetë ditë qaty kemi nejt. Mandej erdhën edhe na i kallën traktorat, thanë ecni rresht në kambë.

Me ni kolicë t’punëtorëve që bajnë mallter e bajsha çikën. Po nuk shkojke rrota prej lloçit. Shi i madh.

E qoj Zoti shi e lloç. O gazep i Zotit. Çika shatë javësh. I humbi vetëdija. Kuku, çka me bo, tek me bo. Allah, do me m’vdekë çika. E kom qitë çikën e kom lanë te ura aty. E kom lshu. Thashë Zot, thashë “Allah. Luftë se mos t’ëm shtift Zoti n’gjyna, boj çka boj, se veç me dhanë shpirtin qaty.”

U ndajta me çikën e vogël se aq u lodha aq m’la shpirti, evlad, a kish gja ma vshtirë, jom mshtet te perëndia, i kom mshel sytë edhe e kom lëshu çikën n’tokë. E kom lanë.

Secili, qysh thojnë, s`dike kush çka bon. Prej traume, prej gazepi, prej… Tu na dhanë zor. Si kem ec pak ka nisë beba që e lash me kajtë. U kthy çika e madhe 6 vjeç, ka shku e ka kap për toje të lulakut edhe nisi me e ngreh. Thashë, “O leje.” Tha, “O mam bre nuk e la!” Thashë, “Sa t’kapërcej ty edhe djalin se kthena edhe e marr.”

E mora një qebe me një traktor e shkyva edhe e lidha për midisi, edhe e lidha çikën për beli. Për trupi tem. Edhe kemi ec kurrë pa nalë.

Mas tre dite na lanë me hy me një katun. U vendosëm në një shkollë, si me na pas dhanë dynjanë na u dokt.

Na thanë që duhet me u largu edhe prej aty. Vendosëm me u nda, kujna kah i`a merrke menja. Nja 60 veta ecëm bashkë. E kalumë qytetin edhe shkumë kah një fshat. Edhe kur na kanë dalë, na kanë nalë aty krejtve. “Hajde tashti, ja keni me qitë pare e dukat ja kena me ju pre krejtve që jeni!” O Zot. I kishin tubue, i vrajshin para neve kuaj e lopë, e çka zatetshin, e qejë e krejt, sa mujshin, para neve aty. U largumë pak, çika këtu plus fëmija n’kolicë. Po qysh ma kapi nja me shami djalin prej kolice edhe e mshteti përpara n’kamë t’veta edhe e qiti përpara, e nxirri thikën prej pantollave edhe ia shtini djalit n`fyt. Edhe po thotë, “Ja pare, dukat, ja fmija shkoi”. Thashë, “O a ki Zot, mo se e kam t`hasretit, mas 10 vjetve qet fmi e kam.”

Si m’ka pa tu kajtë nji tjetër ma hini kondak t’automatit mrapa shpine. “O kuku aman, veç mos ma prekni qet djalë. Mytnëm mu edhe mytni çikat. Mytëm qysh jom, veç qet djalë mos ma myt.”

Kisha nji zingjir, dy unaza n’gisht. U guta, i hjeka shpejt e ja dhash. Ja dhash krejt çka pata. E hjeka me vath e me krejt, “Qe!”, thash. Qashtu ja bona, thash, “Kqyr sen ma s’kam. Merrma shpirtin veç ky djalë le t’pshton. Mos ma myt.” Na hallakatën me çanta me krejt. Ma lshunë djalin. Veç si ma lshunë, ma shtyjti e t’bjen për asfallti kshtu, i dha n’shpinë zor, e ma rrxoi djalin, e t’ju mushën me hunë, me buzë krejt gjak.

Kta i kanë pasë unfiromat… kshtu, ngjyrën e kanë pasë t’verdhë, shumë… ma shumë ka pas ngjyrë t’verdhë edhe qetu njëfarë si ma sari si ma mbylltë. Edhe shamiat e zeza.

Po nuk na lshojshin, na mbajshin qaty. Tanë ditën aty, o qa s’na thojshin. Turlifar flliqnie. “Tash kena me ja çky na atë senin”, tash kena me ju bo kshtu, tash kena me ju bo ashtu. Kesheshin, pishin raki, bojshin hajgare . Na kanë majtë tanë ditën. Diku pak para se m’u terrue na kanë thanë: Hajde me shku… Edhe na kanë qu në qytet na kanë thanë gjani ka ni shpi. E kemi pas një çikë të re me vetii. 17 vjet. S`ka pas femër ma e bukur. Na thanë “Që largohet kjo çika, kena me ju mytë!”. Ajo ka flejt me neve atë natë në një shpi që hinëm në qytet. Po ashtu sikur me hi, ku me ditë çka veç hinëm qaty. Ma vonë s’po di çka do me bo. Hynëm aty, nejti ajo aty. Na vishin atë natë, na kanë rue atë natë nonstop. Rrishin n’oborr tu u sillë e nëpër lagje. Çutë tanë, qashtu britmë e piskamë. T’nestrit… Si sonte thanë, “Kqyrne! Qaj numër që jeni me metë këtu. Me bo nja ma shumë apo ma pak, kena me ju mytë tetanë. Na thamë, “Jo, qetu jena na rob’t e tonë.” Çka me ju bo. E pamë çka po dojnë me i ba çikës së re edhe vendosëm ajo me ikë.

Ata e kishin mbajtë n’mend. E lypën. Na ka nisë gazepi atë ditë.

Prilli nuk o kanë. Kur jena shku aty o kanë fundi i majit. Tri javë ktu, tri javë i bonëm atje.

Ikën krejt, mbeta në atë shpi veç unë me fmijë e me plakën. 

Kur erdhën te unë qeta paramilitarët, tha “Hajde, ku janë t’tjerët?”. Thashë, “kanë ikë, çka di unë” “Qysh kanë ikë? Tash kena me e pre plakën, e me fmjë e me krejt. Thashë “unë s’jom ardhë me kurrkan. Preni, ma t’premë zbohem na. Ma t’zi s’bohëm ma ktu.” Disha serbishten edhe e kom ditë se e kisha nji hallë n’Prizren. Edhe at’herë… noshta që jena kanë n’shkollë. Mësojshim ka nji orë serbisht, si tash anglisht, por serbisht. Thash, “Që e gjani dikan, qe ku m’keni. Mytemni. So këtu kurrkush. Veç na metëm, boni çka doni, s’kam ku iki, s’kam ku shkoj, kush çka t’munet. Edhe prej atë dite ja kanë nisë këta me ardhë. E thirrshin nja n’emër, o kanë njifar si ma plaku, Bozha. Ai o kanë paramilitar me nji grup t’vetin. Ai ja nisi po vjen, jo veç te unë por hike shpi për shpi. Ja nisi po vjen çdo ditë. Çdo ditë vijke, n’oborr hike, piskamë e poterë edhe lypke kafe, lypke çaj. “Hajt tash çu me qit pite!”, “Çu flija!”. I përbejsha n’Zot i thojsha. E ky, m’fal n’shprehje, “Ty ta qifsha Zotin. Çfarë Zoti? S’ka këtu Zot.” O thojsha, “Mo bre se s’kam.” Nuk kam, nuk kam. U çue, tani kur vike tani n’shpi, e bike kafën me veti, “Hajde me ma qitë!” Çka me bo? E marrsha qata, as dru, as shporet, as gja, hiç. I gjeta do qira mas shpije. Bindu që jom detyru n’qiri edhe n’flakë me e vlu kafën. M’mytke me krejt. Veç plaka me mu e me fmijë. Lypke pite. Ku me e marrë, ku me gatu ku me e marrë, kah me e marrë. U tutsha prej tyne. Edhe hajt qashtu. Një koijshike u kanë fort gru e mirë po del një ditë n`gardh e po m’sheh “O kuku me këta fëmijë t’vogël. Po a ki nojsen oj qyqe, a noj sen mbi tokë.” Mi pat pru 25 killa miell, e dy litra zejtin, do makarona, do shpageta m`i dha. M`i fali ajo.

Tu m’hinë natën e parë, kurrë se harroj. Tanë ditën njifar Boba… se a e din kështu, atij i lexojke sheja. Mu m’interesojke sheja. Aty i lexojke “Milicija”. Ushtri e milici, k’si paramilitarë… ushtria e rregullt se kanë prek kurrkan. Kurrë n’jetë kurrkan se kanë prek.

Dej n’atë vakt mirë me ta. Po mas tri nete ja kanë nisë me ardhë. O kanë njifarë Boba. Bobë emrin ai. Ai o kanë milic. Tanë ditën e lume u enke kah shpija ku rrisha unë me plakën e me fëmijë.

I pat thanë plaka, “O loke çka po enesh ti ksajde?”, ja boni se dike shqip. “Hallë, unë jam që e vëzhgoj terrenin. Rrini pa marak”, ja boni asaj. Se e vëzhgojke terrenin, milic. O qat ditë kur u terru, ka ra terri i tokës. Kur erdhën n’derë, katër. Bam, bam, bam. S’kisha as çelës as gja, qashtu me toja tu e mshel derën. Me do baskija. Mi këputën tojat e mrena t’hinën aty. T’ma ka ngjit njani, ja nisi “Srce moja.” po ma bon mu. Kuku për mu çka m’gjet. Ajo piskatke plaka. Fëmija. Djali i vogël. Veç dy dhoma i kena pas edhe nji si korridor qaty. Nji tavolinë e bukës o kanë aty. Edhe po ma bon mu, “Srce moja.”, t’ja nisi jurish prej meje. Ata t’tretë rrishin n’derë e nja po hin mrena. Po se ja dishin renin. E tu m’kap mu, tu munu me m’kap përqafe. E kom shty e… tu e hjek atë kondaktin të m’ka shty. M’ka nxanë përpjetë përtej tavolinës. O Zot, m’çkoqi krejt. Vdiqa prej dhimte. M’nxu mi tavolinë. O munu me m’kap… tu m’kap me gjoks, me dhamë. E munu mu mbrojtë. O refuzo, për besë e kaj. E kajke çika, kajke ajo plaka. Boll u munojsha. Nuk mujta mu shty. Për herën e parë. E kryti atë punë e s’disha ku jam. A po tranona edhe m’hupi vetëdija që m’rrxoj edhe u zuna.

Nuk e di ma natën e parë çka ndodhi. M`u trulllu krytë ma nuk disha ku jam hiç. Nuk e dishim… as s’kishim sahat me kqyrë as nuk e dishim kur janë ndalë, a sa sahati o kanë, veç kur e kom pa veten kur jom çu. Krejt deshë isha kanë, fije për fije. Me dhamë, me ftyrë, me fyt me gjoks, me krejt kërsh. Hi drejt, hi te ajo plaka, piskama e saj ish kanë ngat meje. “O kuku për mu çka na gjet!”, tha. Ma s’na u ka nda gazepi. Tani vike qaj… do hajt, mas dy nete, apet vishin. T’njëjtit. Nëpër terr vishin. Tani, i kisha menstruacionet, m’fal n’shprehje, i kryva… Mas dhunimit i kapërceva shtatë javë. Nuk m’erdhën hiç. Ja nisi po m’vjen tug. Ja nisa, po lodhna, ja nisa me ni erna. Haj mori Zot, kaj, brit e piskat, nuk na u çkoqshin.

Edhe e pashë që jam metë shtatzanë. E llogaritsha e se e disha kur i kisha pas menstruacionet dhe me fmi që i kom pas, e disha n’shenja t’tyne, e disha. Dhunimi i parë që e kisha prej tyne, u përshtatke krejt n’shatzani. E disha shtatzaninë që e kisha t’tyne.

Shkoj  me nji shpi në kojshi, aty kërkush që kishin ikë, e gjaj e ta marr nji sahan të zojgj e te pi qata. Edhe ja ka nisë me m’ardhë tug prej tina, m’munoj diçka. Mu fry barku mu. Desh kupa prej tina. U fryva, u bona bredh, a po kupi qaty. S’mujsha me e qitë kamën n’tokë. E pashë që s’jam mirë. Edhe e pashë që mu ligën dy kamë edhe veç po du me vdekë qaty n’qatë shpi.  Hajt, thash, t’mos shkoj edhe pak, që vdes mos të m’shohin fmija edhe plaka. E jom çu jom shkue. E pashë që so reni hiç. Edhe u liga komplet.  Tu shku veç m’shkojke barku qeshtu. U bona qe qekaq. Kur shkova aty, qashtu zhag i kapërceva ato, hi n’kapexhik e hi n’shpi. M’ka pa ajo. Veç m’shkojke barku kështu. Kur ja ka nisë me piskatë plaka, “Çka ke bo oj qyqe! Çka ki kështu?” Sen s’kam.”,thashë. “Çka ke bo? A po don me mi lanë tre fmi jetima n’dorë teme qaty. Çka ko me ju bo!” Thash, qeshtu – qeshtu po i kallxoj. Po qysh se ke nata, atë natë të lume desh diqa.

M`rrokën dhimtë tanë natën e gatë. E pina masdite ata, kan n’dy a tre, e hiç, e gja s’ëm gjet, e fryju, e plas e kurgjo…

Tash nata po vjen, britmë e piskamë, s’kisha ku shkoj e çka me bo. Kur u bo pesë, e di pak para se me lind dielli, mu kanë lëshu menstruacionet edhe m’ka plasë gjakderdhja.

Për Zotën ja ka nisë gjakderdhja. Su bo as 20 minuta, copat e mëdhaja që m’kanë dalë.

T’njëtët persona na kanë ardhë ditë e për ditë. Kanë kërkue, na kanë pas pru shpirtin n’fyt. A po do çaj, a po do kafe, a po do…

Dhunë edhe seksuale kena pas nonstop. Nuk kom mujt me pritë… nuk kom mujt me i nalë. Nuk kom mujt se me forcën teme i kom shty boll. Ama na kanë pas qaty qe jena kanë, qata famile qaty që ka pasë dej pesë gjashtë shpi. Na kanë rreh bolll. Na kanë maltretu boll. Jo veç mu po krejt atë lagje. Qashtu gjithë nonstop i kena pasë nëpër kamë. Si ma shkurt, na kanë bo shërbyese të tyne.

Qeky Bozha me shokët e vet. Me shtagë n’dorë, po m’duket po i shoh, ja çojke fustatnin çikës gjashtë vjet deri qetu, brekët. E rrxojke qikën gjashtë vjeç. Piskatke plaka, “Mo bre mo se fëmi. Po a ki Zot bre!” Keshke, pijke, shkumojke. E veç që lypi, “Hajde tash çu me qitë pite!” Thash, “S’kam, mytëm se s’kam. Vramë!” E rrxoj çikën, çika si fmija, sot e atë ditë kurrë n’jetë se harroj… shtagën n’dorë veç ja shtini çikës nërmjet kamve… britmë e saj e piskama e saj, na tu piskatë… Sot çikën e kam me trauma. E ka mbulu gjakderdhja fëminë, sa troha. Ku me e falë tani? A ka Zot? A ka drejtësi? A ka kush n’botë që del me thanë që… e çka do me thanë tash. Ja bre me thanë si mu EULEXI që m’ka thirrë, “A po don me e hjekë deklaratën?”.  Po qysh e hjeki unë atë deklaratë bre?! Po sot me ma pru Zoti bre. A ka bre Zot? A ka bre njiherë n’jetë, që thojnë që ka, ku n’botë që na del, me i kap e me i njekë, e me i nxanë… O nuk e harroj! N’jetë se harroj se na ka pi gjakun me pamuk. E çka ma. A ka drejtësi n’botë prej nojkujna n’dyje?!…

Çika sot e mban mend, çika jeme gjashtë vjet.

Beso Zotit, shkollë tani masi o kry lufta o hi, kurrë ai fmi mirë so kanë. Gjithë me nervozë, gjithë me traumë.

Burri pak e din, jo krejt. Plaka ka vdekë. Burri qysh m’ka deshtë, nuk m’don qaq. Tash ma ndryshe.Ai se ka ditë a jemi gjallë a dekun dej sa u kry lufta. Unë si kom kallxu. Se m’vike marre. M’vike rand, m’vike vështirë. Për mrena gjashtë muaj, se kurrë s’na janë hjekë prej derës t’shpisë. Burrin e kuptoj, normal. Ai për shembull edhe si gru edhe si motër edhe si gjithçka, m’ka konsideru… diqysh m’ka avytë ngat e m’ka deshtë shumë. Shumë, tepër ma. Haj Zoti na ruajt. Unë t’kallxova, janë çu tetanë, “Fmi s’munët me gjet, e martoju!”.Veç me i`a përmend njerit u tranu krejt. Tepër ma. Eiiiii. Shumë m’ka deshtë, tepër. Tashti jam shumë e ftofne, jashtë mase. Edhe ai, m’fal n’shprehje, kështu për shembull si burrë e gru, bohet nji muaj, qaty jena, bohën pesë, gjashtë javë, marrëdhënie me burrë. Se as nuk muj me i thanë, me ma jep botën, se jam e ftofne shumë, po as ai nuk m’thotë, e as s’ju afrona e as s’mu afrohet. E gjithkun jena t’largunë. T’largunë jena.

Vajza e madhe gjithë m’thotë, “Kuku mami!”, veç qeta e thotë, “Kuku mami çka ka bo lufta. A e din bre mami?!” veç kaq edhe manena e ndali. Unë s’kam qejf me e shti me i hi atyne seneve. Ja dal, ja largohna, ja boj diçka te hjeki se ata e përmend gjithë. N’shkollë kur o shku, o hi menjiherë mas lufte. Kurrë ajo si fëmijë nuk ka keshë. Kurrë ajo si fëmi nuk ka kajtë.

Fuqizuar nga: Integra dhe forumZFD

Në bashkëpunim me: KRCT

Mbështetur nga: RBF, MOTT, BMZ dhe UN Women

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat