Prokuroria Speciale jep detaje për dyshimet për bombë

Aktuale

Prokuroria Speciale jep detaje për dyshimet për bombë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 11:34
Ekrem Lutfiu

(E plotësuar) - Zëdhnësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu ka bërë të ditur para mediave se në Këshillin Gjyqësor dhe Prokurorinë Speciale kanë marrë një telefonatë kërcënuese, e menjëherë pas saj janë evakuuar stafin.

“Sot në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kanë pranu një telefonatë ku kanë marrë një kërcënim.  Në telefonatën e njejtë është pëmendur se Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Speciale, po duke pas parasysh se në Kosovë nuk ka Gjykatë Speciale, ne prokuroria speciale kemi marrë kërcënim që mund të ketë bëjë me Prokurorinë Speciale”, shtoi ai.

Tutje, Lutfi ka bërë të ditur se me të marrë informacionin është evakuuar stafi për shkak të sigurisë.

Deri më tani ende nuk kanë informacione për ndonjë person të dyshuar.

Kërcënim për bombë në Prishtinë, evakohet personeli nga dy ndërtesa

Policia e Kosovës ka njoftuar se deri tash nuk ka në shënjestër asnjë person të dyshuar për kërcënimin që është bërë për mjet eksploziv në dy objekte në rrugën ‘Luan Haradinaj’.

Ka mjaftuar një telefonatë mëngjesin e sotëm, që të mobilizojë Policinë e Kosovës për të kërkuar mjetin e dyshimtë për të cilin është raportuar nga një person, përmes telefonit.

Komandanti i Stacionit Qendra, Shkelzen Xhafa, tha se janë duke hulumtuar për të gjetur personin që ka kërcënuar përmes telefonit.

Në një prononcim për media, Xhafa tha se më vonë, Policia e Kosovë do të dalë me një komunikatë për media.

Xhafa: Është vetëm një kërcënim që është bërë përmes një telefonate

"Ju njoftojmë që rreth orës 10:30, Stacioni Policor Qendra, ka marrë një thirrje telefonike për një dyshim të mundshëm për një mjet eksploziv në dy ndërtesa në rrugën ‘Luan Haradinaj’. Posa kemi marrë informatë, Stacioni Qendra ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ka evakuar të gjithë personelin që ka qenë brenda dhe i kemi thirr të gjitha njësitet relevante të cilat merren me këso raste të kërcënimeve", tha ai.

Ai theksoi se deri më tash nuk ka asnjë të dyshuar për rastin në fjalë.

Xhafa: Nuk ka ndonjë person të dyshuar

"Për momentin nuk ka ndonjë person të dyshuar, do të thotë është vetëm një kërcënim që është bërë përmes një telefonate dhe ne si Polici e Kosovës, çdo kërcënim e trajtojmë me seriozitet", tha ai.

Xhafa shtoi se më vonë Policia e Kosovës do të jap detaje lidhur me këtë rast.

***

Polciia e Kosovës ka marr informatën se në dy objekte në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë ndodhen mjete të dyshuara shpërthyese.

“Menjëherë pas marrjes së informatës në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore të cilat aktualisht janë duke u marr me rastin. Për detaje te tjera ju njoftojmë me kohë”, tha zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti. Në vendin e ngjarjes janë ekipet e deminimit të Policisë që po kërkojnë për mjetet e dyshimta.

***

Një telefonate kërcënuese ka pranuar sot Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Media mëson se dikush ka thirrur këtë institucion duke i kërcënuar me vendosjen e një bombe. Kjo ka mobilizuar policinë të cilët janë shfaqur pranë Këshillit në Prishtinë, për ta shikuar gjendjen.

Media ka pyetur për këtë rast edhe policinë, ata kanë thënë se pas pak do të përgjigjen.

Deri më tani nuk dihet nëse policia i ka rënë në gjurmë personit që ka kërcënuar me bombë Këshillin Gjyqësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat