Zemaj takohet me zv. Presidentin e Parisit, tregon për çka biseduan  

Aktuale

Zemaj takohet me zv. Presidentin e Parisit, tregon për çka biseduan  

Nga: G.B Më: 24 maj 2019 Në ora: 14:50
Armend Zemaj dhe Christophe Girard

Deputeti nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj, është takuar me zv. Presidentin e Parisit Christophe GIRARD, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zemaj ka thënë se i ka shprehur mirënjohje për shtetin e Francës dhe i ka treguar për progresin dhe sfidat e shtetit të ri të Kosovës.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ishte kënaqësi të takoja zv. Presidentin e Parisit z.Christophe GIRARD, një njeri i nderuar dhe me influence në politiken Franceze. Në bashkëbisedim më të shpreha mirënjohjen për shtetin e Frances dhe njëherit ndava me te informacione për progresin dhe sfidat e shtetit të ri të Kosovës. z.Christophe GIRARD në shenjë respekti të veçantë për shtetin e Kosovës ishte pjesëmarrës në koncertin e Filharmonisë së Kosovës, të mbajtur në Muzeun e Armatës në Kishën Shën Lui në Paris.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat