Demi zbulon pse fajdexhinjtë morën para në emër të Veselit e jo të Thaçit

Aktuale

Demi zbulon pse fajdexhinjtë morën para në emër të Veselit e jo të Thaçit

Nga: A.ZH Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:43
Kadri Veseli

Analisti politik nga Instituti GAP Agron Demi, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të vendit Hashim Thaçi se “është tmerruar nga mashtrimet në emër të politikanëve”, gjegjësisht Kadri Veselit.

Demi ka thënë se më 2012-2013 në kohën kur kur fajdexhinjtë marrin pare në emër të Kadri Veselit, ai nuk ishte politikan e as në ndonjë pozitë vendimmarrëse shtetërore.

Por, sipas tij, Veseli dhe organizata e tij ishte kapëse e institucioneve, gjyqësorit, policisë e medias, derisa Thaçi ishte kryeministër.

Këtë sipas Demit, e kishte deklarar edhe Bajram Rexhepi, bashkëpartiak i Thaçit e Veselit.

Demi ka thënë se e gjithë kjo ka ndodhur, për shkak se para-politika ka mbledhur paratë e politika është kujdesur që të formalizojë ato me vendime, licenca e tendera, përcjell Bota sot.

Reagimi i Demit:

Presidenti paska deklaruar se "është i tmerruar nga mashtrimet në emër të politikanëve".

Por, më 2012-2013 kur fajdexhinjtë marrin pare në emër të Kadri Veselit, ai nuk ishte politikan e as në ndonjë pozitë vendimmarrëse shtetërore. Kësisoj, ai nuk do të mund tu ofronte asnjë siguri institucionale dhe politike fajdexhinjve.

Por, Kadri Veseli në atë kohë dhe tash, ishte më shumë se sa politikan. Ai dhe organizata e tij ishte dhe është një kapëse e institucioneve, emëruese e gjykatësve e prokurorëve, hetuesve policorë, drejtorëve të mediave. Këtë e deklaronte vite më parë edhe i ndjeri Bajram Rexhepi, bashkëpartiaku i Thaçit e Veselit. Përndryshe, përse fajdexhinjtë të përdorin emrin e dikujt i cili nuk ishte fare i njohur në skenën politike? Përse, për shembull, fajdexhinjtë të mos kërkonin para në emër të Hashim Thaçit, si Kryeministër në atë kohë?

Kjo ngase para-politika ka mbledhur paratë e politika është kujdesur që të formalizoj ato pastaj me vendime, licenca e tendera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat