Kujtoi Rugovën, Haraqija: Bravo ministër se këta kanë zgjedhje farsë për b**** e vet

Aktuale

Kujtoi Rugovën, Haraqija: Bravo ministër se këta kanë zgjedhje farsë për b**** e vet

Nga: A.ZH Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:05
Astrit Haraqija

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, sot ka kujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën.

Ai në një postim në rrjetet sociale, ka thënë se Rugova ishte arkitekti kryesor politik.

“Më 24 maj 1992, 27 vite larg nga sot, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh për herë të parë në mënyrë demokratike President i Republikës të Kosovës. Dr. Rugova nuk ishte thjeshtë Presidenti i parë formal i Republikës së Kosovës por edhe arkitekti kryesor politik i saj në përgjithësi”, ka shkruar Cakaj ndër të tjera.

E ky postim i ministrit shqiptar, e ka gëzuar edhe Astrit Haraqinë, ish-anëtar në Kryesinë e LDK-së, përcjell Bota sot.

Haraqija ka lavdëruar Cakajn për deklaratën, duke i thënë se të tjerëve Rugova iu kujtohet vetëm për vota dhe lekë dhe se janë të zënë me zgjedhjet.

“Bravo Ministër. Se këta veç për vota dhe për lekë ju kujtohet, dhe s’kanë kohë se kanë zgjedhje farsë për b.... veten”, ka shkruar Haraqija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat