Kadri Veseli akuzohet edhe për arrestimin dhe kërcënimin biznesmenit Jeton Sadikut: Një ditë do të...

Aktuale

Kadri Veseli akuzohet edhe për arrestimin dhe kërcënimin biznesmenit Jeton Sadikut: Një ditë do të...

Nga: N.Sh Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:42
Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po akuzohet edhe për kërcënimin dhe arrestimin e Jeton Sadikut, ish-pronarit të fabrikës së Llamkosit në Vushtrri.

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se, Kelmendit i janë marrë disa miliona euro.

Sadiku është një biznesmen shqiptar në Angli, i cili e kishte blerë fabrikën e Llamkosit në Vushtrri, mirëpo kjo fabrikë ka disa vite që është mbyllur, kështu që kanë mbetur papunë rreth 500 punëtorë.

Ja postimi i Naim Miftarit:

A e dini Kadrush, si e arrestuat shtetasin Britanezo-Kosovar Jeton Sadikun përmes policisë dhe prokurorisë tuaj pasi i mjeltë shumë miliona euro këtij biznesmenin që vepronte dhe jetonte në Angli, si e joshet të investoj në "Bunarin" tuj dhe Besim Beqes në Llamkos pastaj kur e fundosët edhe kur e arrestuat kush ishin ata oficerë hetues nga "hyqmeti" që në burg J.S e kërcënonin hapur se do ta vrisni - varnin apo helmojnë dhe do ta paraqesin si vetëvrasje nëse flet të vërteten apo përmend pikërisht emrin tuaj të Kadri Veselit në gjykatë apo në publik.

Jetoni i shkatërruar i mashtruar dhe i plaçkitur nga qeveria kishte kërkuar dhe kishte takuar dhe folur gjanë e gjatë me dikand që nuk ishte bisht i juaji as i qeveris...

Një ditë dot flas vet Jeton Sadiku nëse ka mbledhur guxim...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat