Paraburgoset i dyshuari për krime lufte

Aktuale

Paraburgoset i dyshuari për krime lufte

Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:41
Foto

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, i ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 muaji një të dyshuari për krime lufte në Kosovë.

Themelorja e Prizrenit thotë se për të pandehurin me iniciale R.SH. nga fshati Shirok, Komuna e Suharekës, ka dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës së arrestimit 24.05.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 23.06.2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat