Deputetja e LDK-së i bën një premtim gruas që u dhunua nga serbët

Aktuale

Deputetja e LDK-së i bën një premtim gruas që u dhunua nga serbët

Nga: A.ZH Më: 24 maj 2019 Në ora: 16:48
E dhunuara në luftë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Besa Gaxherri, ka reaguar pas rrëfimit të djeshëm të viktimës së dhunës seksuale nga forcat serbe.

Gaxherri ka thënë se këto viktima janë heroina dhe se ata njerëz që nuk i pranojnë dhe respektojnë ato, janë frikacakë e të mjerë, përcjell Bot sot.

Deputetja e LDK-së i ka premtuar asaj që do të ngrit çështjen e saj dhe se ajo do të pajiset me librezë shëndetësore, në mënyrë që të ketë të gjitha trajtimet shëndetësore pa pagesë.

Reagimi i Gaxherrit pa ndërhyrjen e redaksisë:

E dashur motër, e dëgjova me vemendje intervisten tuaj të trishtë. Ju jeni dhimbja jone dhe krenaria e jonë, ata njerëz që nuk ju pranojn dhe respektojn ju, janë frigacak, jane të mjere, janë tradhëtarë, janë të pa shpirt. Ju jeni dy herë heroina sepse edhe pas tragjedis kur ju ka braktis bashkeshorti ke qendruar si heroin, i ke rrit fëmijet e vetme pa asnjë mbeshtetje, keshtu janë heroinat. Unë sotë po të premtoi se do ngris qeshtjen tuaj, ju do paiseni me libreza shendetësore, ju do keni të gjitha trajtimet shendetësore duke përfshirë edhe operacionet pa pages.

Do ngris qeshtjen e punësimit tuaj, bazuar në përgaditjet e juaja profesionale.

Mos pritni tju pranoi pjesa injorante e shoqëris sone, ju jeni te pranuara e te respektuara nga cdo shqipetare normal. Ngriteni koken lartë dhe jetojeni jeten tuaj sepse e meritoni respektin tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat