Tahiri thotë se nuk kanë pranuar kërkesë për fletarrest ndërkombëtar ndaj “bosëve të veriut” - Bota Sot
Tahiri thotë se nuk kanë pranuar kërkesë për fletarrest ndërkombëtar ndaj “bosëve të veriut”

Aktuale

Tahiri thotë se nuk kanë pranuar kërkesë për fletarrest ndërkombëtar ndaj “bosëve të veriut”

Më: 24 maj 2019 Në ora: 17:11
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar asnjë urdhëresë nga Gjykata Themelore për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar ndaj tre personave në veri të Kosovës, të njohur ndryshe në opinion si ‘bosët e nëntokës’ Zvonko Veselinoviq, Millan Radojçiq dhe Millan Mihajlloviq, i njohur me nofkën ‘Pop’.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

“Deri më tani Ministria e Drejtësisë nuk ka pranuar asnjë kërkesë të shtruar nga Gjykata Themelore për arrestim ndërkombëtar ndaj këtyre tre personave”, tha Tahiri.

Ndryshe në media u raportua se me kërkesë të Gjykatës kompetente, në Ministrinë e Drejtësisë është dorëzuar urdhëresa për lëshimin e fletarrestit ndërkombëtar për tre persona,  dhe që këto fletarreste kanë arritur edhe në Drejtorinë e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Veselinoviq, Radojçiq dhe Mihajlloviq, për banorët e veriut janë të njohur si sinonim i nëntokës, i dhunës, kërcënimeve dhe distribuimit të narkotikëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...