Këshilltari i Veselit: LDK ka probleme të brendshme, s’janë numrat për rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Këshilltari i Veselit: LDK ka probleme të brendshme, s’janë numrat për rrëzimin e Qeverisë

Më: 24 maj 2019 Në ora: 19:53
Kadri Veseli

Avni Bytyqi, këshilltar i Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se nuk beson që dikush është duke e marrë seriozisht iniciativën e LDK-së për thirrjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.

“LDK nuk janë serioz dhe nuk janë të gatshëm. Edhe sikur të shkojmë në zgjedhje ne përsëri dalim fitues”, ka thënë Bytyqi

“Vazhdimisht e kanë një problem të brendshme, vazhdimisht kanë konflikte. Nuk e di si LDK dëshiron të qeverisë me vendin kur s’mund të qeverisin me partinë. Është parti e degraduar dhe e dhunshme përbrenda”.

Bytyqi ka deklaruar se rrëzimi i Qeverisë së tanishme nuk është i mundur.

“Rrëzimi i Qeverisë nuk është në agjendë – nuk janë numrat. Që një vjet e gjysmë LDK dhe Vetëvendosje sillen korridoreve të kuvendit dhe nuk mund t’i bëjnë numrat”.

Në të majtë: Avni Bytyqi – PDK; në të djathtë: Bajram Gecaj – LDK

“LDK ka marrë një vendim të çuditshëm që përmes bojkotit të zhvillojë politikat e saj. Nuk do të besoja që LDK si parti institucione ia kthen shpinën një seance ku diskutohet për gjenocidin e Serbisë në Kosovë kur familjarët e viktimave ishin në seancë. LDK e ka njëfarë standardi të dyfishtë”.

Bytyqi në Info Magazine ka debatuar me Bajram Gecajn e LDK-së edhe për vrasjet e funksionarëve të lartë të LDK-së pasluftës, temë të cilën e ka ngritur Gecaj.

“Më vjen keq sa iu përket vdekjeve dhe mendoj se LDK përpos që nuk ka ndjeshmëri edhe abuzon shumë me këtë teme. Me pasë bindje se ma ke vrarë babën as në këtë tavolinë nuk do të uleshe me mua”, iu ka drejtuar Bytyqi, Gecajt.

“Të dënohen njerëzit që e kanë bërë këto akte qyqar. Shprsoj të zbardhen këto raste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat