Gjuriq: Deputetët e Listës Serbe do t’ia japin votën secilës parti, që e rrëzon Qeverinë Haradinaj

Aktuale

Gjuriq: Deputetët e Listës Serbe do t’ia japin votën secilës parti, që e rrëzon Qeverinë Haradinaj

Më: 24 maj 2019 Në ora: 20:04
Qeveria Haradinaj

Lista Serbe i ka votat për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, pjesë e së cilës është edhe vet.

Këtë e ka thënë sot Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Makro Gjuriq.

Ai ka thënë se Lista Serbe nuk kthehet më në institucionet në Prishtinë dhe se do të përkrahë secilin subjekt që ndërmerr iniciativën për rrëzimin e Qeverisë me Kryeministër Ramush Haradinaj.

Këtë javë ka qenë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa që ka ftuar partitë opozitare, Lëvizjen Vetëvendosje dhe PSD që të bashkërendohen në thirrjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat