Gjuriq me “ëndrra" ka mbetur në vitet 90-të – fton Haradinajn të pranoj autonomi të lartë për Kosovën në Serbi

Aktuale

Gjuriq me “ëndrra" ka mbetur në vitet 90-të – fton Haradinajn të pranoj autonomi të lartë për Kosovën në Serbi

Nga: F.B Më: 24 maj 2019 Në ora: 21:11
Marko Gjuriq

I ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, si duket i ka ngecur ora dhe me mentalitet ka mbetur në vitet 90-të, ai sot ka porositur kryeministrin e Kosovës Haradinaj të pranoj “realitetin” – autonomi të lartë për Kosovën në Serbi..

Si shkruan “B92” ai I tha Haradinajt të prnaoj realitetin, transmeton “Bota Sot”.

Gjuriq citohet të ketë thënë se Hardinaj duhet të pranoj se Krahina Autonome e Kosovës është pjesë e Serbisë, ndërsa Serbia është e gatshme për marrëveshje me të cilën Krahinës Autonome të I garantohet shkalla më e lartë e autonomisë në harmoni me standardet evropiane edhe botërore.

"Po ashtu jemi gati që të garantojmë numër të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtën për  gjuhë dhe shkrim të banorëve të kombësisë shqiptare në krahinën tonë jugore, arsim në gjuhën amtare në matematikë dhe shumëçka tjetër. Serbia është shtet edhe I shqiptarëve të Kosovës dhe na duhet të respektohemi mes vetës” ka thënë Gjuriq në kumtesën e zyrës për Kosovë.

Sipas fjalëve të tij Serbia duke përfshirë Kosovën është një shoqëri dhe kjo është realitet që Prishtina përfundimisht duhet të pranojnë.

"Dy vite Haradinaj shkel të gjitha marrëveshjet  dhe bënë absolutisht gjithçka të shkatërroj dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe këtë e bënë para të gjithë botës. Sot shumë keq aktron dëshirën për marrëveshje, duke plasuar ide që janë larg kontaktit me realitetin në Serbi, pjesë e së cilës është Kosova ", theksoi Gjuriq në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat