A po ndërhyjnë direkt Isa Mustafa e Agim Veliu për zgjedhjen e delegatëve dhe kryetarëve të degëve – Arben Gashi e quan ndërhyrjen “preferencë”

Aktuale

A po ndërhyjnë direkt Isa Mustafa e Agim Veliu për zgjedhjen e delegatëve dhe kryetarëve të degëve – Arben Gashi e quan ndërhyrjen “preferencë”

Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:27
Arben Gashi

Ky zyrtar i LDK-së, ka mohuar të ketë ndërhyrje nga kryetari i partisë Isa Mustafa në zgjedhjen e delagtëve dhe kryetarëve nëpër degë.

“Procesi i zgjedhjeve po vazhdon pa ndërhyrje, preferencat janë normale, kryetari dhe kryesia e kanë për detyrë ta menaxhojnë procesin, detyrë Statutare dhe e kanë për detyrë të merren me problematikat nëpër degë . Nuk mendoj se është e shprehur kjo çështje (ndërhyrja I Isa Mustafës) dhe lobimi bashkëpunimi koordnimi janë normale brenda suazës së garës, sepse demokracia e brendshme e LDK është e deleguar dhe nuk është e kontrolluar dhe deri tani nuk ka mundur ta kontrolloj askush. LDK-ja ka guximin intelektual dhe politik, njerëzit në LDK e kanë këtë guxim që nëse ka tendenca për kontrollë ta mundin atë tendencë”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat