Zeka: Rrahim Hashimin e njohin të gjithë, deputeti garanton se në këtë drejtori qëndron krimi

Aktuale

Zeka: Rrahim Hashimin e njohin të gjithë, deputeti garanton se në këtë drejtori qëndron krimi

Nga: N.H Më: 24 maj 2019 Në ora: 22:54
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka bërë një koment rreth skandaleve të fundit të publikuara në media, e që kanë të bëjnë fajde.

Zeka pyet se pse Veseli nuk po kërkon shkarkimin e kryeprokurorit Lumezi dhe pse kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme nuk po kërkojnë nga drejtori i policisë që Drejtoria për Krime Ekonomike të largohet komplet dhe të futet nën hetime për krime të rënda?

Ai mes tjerash thotë se garanton se që krimi është brenda kësaj drejtorie, nga ku sipas tij dirigjohet nga kryeprokurori i shtetit.

Ja postimi i plotë:

Rrahim Hashimin e njohin te gjithe

Mbasi doli afera me keto fajdet, na mbyten deklaratate jo e njohe, jo nuk e njohe. Ore, ne Kosove te gjithe njihemi ne mes veti. Çeshtja eshte nese dikush ka qene i perzier ne kete pune.

A ka njeri ne LDK qe nuk e ka njohur “Currin”. Edhe une e kam takuar nja dy here me shoqeri. Mani bre se po dilni qesharak. Bejeni vetem nje pyetje: - Pse nuk po kerkon Kryetari i Kuvendit shkarkimin e Kryeprokurorit Lumezi?! Pse Kryeministri dhe Ministri i PB nuk po kerkojne nga drejtori i policise qe Drejtoria per Krime Ekonomike te largohet komplet dhe te futet nen hetime per krime te renda?!

Ju garantoje qe krimi eshte brenda kesaj drejtorie, ku dirigjohet nga kryeprokurori i shtetit. Ama, tane e dime qe ky Lumezi eshte ardhe me mision te prrsidentit Thaçi, edhe pa shku ai, nuk shkon as Lumezi...!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat