Pa Veting në sistemin e drejtësisë nuk mund të flitet për drejtësinë

Aktuale

Pa Veting në sistemin e drejtësisë nuk mund të flitet për drejtësinë

Nga: Z.B Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:18
Ilustrim

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas lirimit të disa të dyshuarve në rastin e korrupsionit të njohur si KEK.

Kosnett që njihet për qasjen kritike ndaj sistemi të drejtësisë në Kosovë, përmes një shkrimi të publikuar në social Twitter, ka thënë se Gjykata Themelore e Prishtinës duhet të mbajë seancat dëgjimore në kohën e duhur e jo pasi të kalojë afati ligjor për gjykimin e lëndës.

Në lidhje me këtë deklaratë, analisti dhe juristi, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se vendimet e gjyqësisë nuk komentohen, ngase, sipas tij, vërejtje ka në sistemin gjyqësor, ku ka shume opinione se gjykata është e kapur nga politika dhe se është shume e nevojshme të nxjerrët ligji për Vetting.

“Pa Veting në sistemin e drejtësisë nuk mund te flitet për drejtësinë, pra është obligim i Kuvendit i shtetit të nxjerr Ligjin për Vetting”, ka thënë Burjani.

Tutje, Burjani ka shtuar se pas pastrimit të sistemit të drejtësisë, mund te flitet për efikasitet.

Ndryshe, “Gjykata Themelore e Prishtinës, së fundi ka liruar disa të dyshuar në rastin e korrupsionit të njohur si KEK, me arsyetimin se lënda është e vjetër. Gjykatat duhet të mbajnë seancat dëgjimore në kohën e duhur. Drejtësia mund të vije në vend vetëm nëse rastet dëgjohen para se të skadojë afati ligjor për gjykimin e lëndës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat