Mushkolaj skeptik për rrëzimin e Qeverisë: Degët e LDK-së po i thyejnë këmbët mes vete

Aktuale

Mushkolaj skeptik për rrëzimin e Qeverisë: Degët e LDK-së po i thyejnë këmbët mes vete

Më: 24 maj 2019 Në ora: 23:51
Imer Mushkolaj

Analistët politikë e shohin me skepticizëm iniciativën e opozitës për të rrëzuar Qeverinë.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se Mustafa me Kurtin kanë interesa personale për të rrëzuar këtë qeveri.

“Kjo qeveri kundër së cilës këta po bashkohen ka pasur këso lloj skandalesh edhe para një, tre apo gjashtë muajsh. Çka ka ndryshuar tash që qenka momenti kjo qeveri të rrëzohet. Mbase Hashim Thaçi u ka premtuar disa vota nga PDK që të ndihmoj në rrëzimin e qeverisë me idenë që ta heq Haradinajn nga rruga për të çuar para idetë e tij”, tha Mushkolaj.

“Nuk po shoh se ka ndryshuar shumë diçka tash e është shumë më skandaloze se më përpara kur edhe LDK edhe Vetëvendosje heshtnin. Të mos harrojmë se gati për një vit e gjysmë Vetëvendosje nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të rrëzuar këtë Qeveri e as LDK-ja”, shtoi analisti.

Mushkolaj ka thënë se Kurti e ka situatën për ta forcuar vetën pas problemeve të brendshme me partinë e po ashtu edhe Mustafa është në zgjedhje të brendshme partiake dhe është e logjikshme që ai do ta vazhdojë ta drejtojë partinë.

“Kështu që ky paralajmërimi i zotit Mustafa se do “t’ia thyejmë këmbët Qeverisë” ia rritë brenda fuqinë por po duket që më shumë po i thyejnë këmbët këto degët e LDK-së mes vete me këto përplasjet që i kanë se sa që është serioze iniciativa për t’ia thyer këmbët Qeverisë”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat