VV shtron iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës

Aktuale

VV shtron iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës

Më: 25 maj 2019 Në ora: 00:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

Lëvizja Vetëvendosje, sonte ka organizuar iftar për krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në iftar e VV-së, kanë marrë pjesë kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, nënkryetari Besnik Bislimi, sekretarja organizative Vlora Haxhimehmedi, deputetja Albulena Haxhiu, anëtarët e kryesisë Arben Vitia e Ajet Potera dhe drejtoresha e drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Mitrovicë Nazane Kërveshi.

Kurse, të pranishëm nga Bashkësia Islame, kanë qenë kreu i kësaj Bashkësie, Naim Tërnava, me bashkëpunëtorët e tij kryesor.

Në kumtesën e VV-së, thuhet se në atmosferën miqësore të iftarit u diskutua për bekimin e madh që është bashkëpunimi mes traditave, kulturave e feve të ndryshme tek shqiptarët.

“Mesazhi i ramazanit, ai i vetëpërmbajtjes, i të qëndruarit bashkë me komunitetin, në solidaritet e në punë, në gëzime e sfida. Sot, kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti bashkë me nënkryetarin Besnik Bislimi, sekretaren organizative Vlora Haxhimehmedi, deputeten Albulena Haxhiu, anëtarët e kryesisë Arben Vitia e Ajet Potera dhe drejtoreshën e drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Mitrovicë Nazane Kërveshi shtroi një iftar për kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij ndër ta sekretari i BIK-ut Ahmet Sadriu e zyrtarë të tjerë të kësaj bashkësie. Në atmosferën miqësore të iftarit u diskutua për bekimin e madh që është bashkëpunimi mes traditave, kulturave e feve të ndryshme tek shqiptarët. Mesazhi i ramazanit, ai i vetëpërmbajtjes, i të qëndruarit bashkë me komunitetin, në solidaritet e në punë, në gëzime e sfida. Kryetari Kurti e myftiu Tërnava, uruan një Ramazan e agjërim të mbarë në këto ditë mbetura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat