Këto dy fakte për Sali Berishën, do ta godasin fort Thaçin

Aktuale

Këto dy fakte për Sali Berishën, do ta godasin fort Thaçin

Nga: D.RR Më: 25 maj 2019 Në ora: 08:24
Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

“Na falë Sali Berisha”. Kështu e nis shkrimin publicisti Sali Rexhaj, i cili kritikon presidentin Thaçi për qasjen e tij ndaj ish kryeministrit të Shqipërisë.

Ai thotë se do të ndalet në dy fakte, ku Berisha po akuzohet nga Thaçi për se e furnizoj Millosheviqin me armë dhe naftë.

Rexhaj shkruan se këto janë të pavërteta, sepse Serbia furnizohej me naftë nga Rumania e Greqia, kurse nga Shqipëria kishte kontrabandë ilegale nga struktura joqeverisëse, në sasi të vogla, përcjellë “Bota sot”.

Gjithashtu, Rexhaj tregon se asnjë armë nga Shqipëria nuk kishte hyrë në Serbi, pasi kjo e fundit kishte armatim të mjaftueshëm nga mbetjet e Jugosllavisë.

Postimi i plotë:

Na fale Sali Berisha!
Presidenti i Kosoves dje leshoj nje mori akuzash te percjella me plot urrejtje dhe shpifje kunder Sali Berishes, ish kryeministrit e presidentit te Shqiperise.
Nuk do te leshohem ne spekulime, por do te ndalem vetem ne dy fakte, aty ku Berisha akuzohet se e furnizoj Millosheviqin me nafte dhe me arme.
1) Eshte e vertete se permes Shqiperise u kontrabandua nafte nga kontrabanduesit permes Shqiperise, po kjo pune ndodhi permes rrugeve ilegale dhe me cisterna ne sasi shume te vogel ne krahasim me naften qe sillte Milosheviqi nga Rumania dhe Greqia. Pra Serbia nuk furnizohej nga Shqiperia, kjo ishte sasi shume e vogel ne krahasim me naften qe sillej me tanker nga Greqia ne portin e Tivarit si dhe nga Rumania permes Danubit ku ishin vendose tuba te gjere te cilin sjellnin nafte ne sasi te medha pa ndreprer. Aq sa kishte nevoje Serbia.
2) Asnje arme te vetme nuk e ka sjelle Serbia nga Shqiperia. Serbia e trashegoj armatimin e thuaja tere APJ-es si njera nder 4-5 ushtrite me te forta ne Evrope. Jugosllavia kishte armatim shume cilesor, modern dhe na sasi te medha. Ato i kishte blere gjate disa dekadave nga vende te ndryshme, kryesishte nga Rusia dhe nuk kishte nevoje as mundesi qe te furnizohej nga Shqiperia me armatim te kalbur kinez. Jugosllavia e kishte te zhvilluat industrine e armatimit dhe ishte edhe vet shtet i cili eksportonte e kontrabandonte arme ne shume shtete te ndryshme, sidomis ne shtete islamike e te Afrikes, qe njiheshin me emerin Organizata e Shteteve te Painkuadruara.
Shqiperia me ato mundesi qe kishte, ka furnizuar me aeme Kroacine e Bosnjen.
Berisha nuk eshte engjull, po eshte politikani i cili e rrezoj diktaturen dhe mundesoj zhvillimin e demokracise ne Shqioeri. Per shume vite ishte kryeminister e president, ai mban pergjegjesi per ngecje, po edhe merita te medha per zhvillimin e Shqiperise, sidomos per anetaresimin ne NATO.
Eshte fakt se ne vitin 1995 dekkaroj se Kosoves duhet ti kthehet autonomia e vitit 1974, gje te cilen ne kosovaret e refuzuam. Por eshte fakt poashtu qe babai politik i Thaqit e Rames, ne takim me Millosheviqin ne Krete, deklaroj se Kosova eshte qeshtje e brendeshme e Serbise.
Asnje politikan i Kosoves, nuk eshte involvuar ne qeshtje te brendshme te Shqiperis si Thaqi. Kjo qe po bene Thaqi eshte gjeja me e keqe qe ka bere ndonje politikan nga Kosova ne raport me Shqiperine. Ne nuk duhet te marrim ane ne ngjarjet politike atje, aq me pak te perkrahim nje pale e anatemojme palen tjeter, siq po bene Thaqi i cili po e perkrahe Ramen e socjalistet dhe po fyen, shpife e genjen kunder Partise Demokratike dhe liderit historik te tyre Sali Berishes.
Berisha ne fakt, si te gjithe shqiptaret, sidomos shqiptaret e Kosoves eshte shprehe kunder nderrimit te territoreve mbi baza etnike me Serbin. Kjo ide eshte thellesishte kunder shtetit te Kosoves dhe shqiptareve si komb ne teresi. Berishes, njejte si presidentit Meta, i takon deklarimi rreth kufinjeve etnik, pesi kete ide e parkrahu, madje edhe e lansoj vet Edi Rama, kryeminister i Shqioerise ne takime me Vuqiqin.
Krejte ne fund, Berishes i kerkoj falje, per nivelin ne te cilin ka rene Hashim Thaqi, fyerjet e shpifjet e ulta te tije. Hashimit i ka humbe rruga ne oborr pasi i deshtoj marreveshja me Vuqiqin e Putinin per Serbi te Madhe dhe po fyen, shane e shpife edhe kunder te gjithe kundershtareve te tije politik ne te kater anet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat