I akuzuar për pjesëmarrje në fajde, kjo është pasuria e Kadri Veselit (DOKUMENT)

Aktuale

I akuzuar për pjesëmarrje në fajde, kjo është pasuria e Kadri Veselit (DOKUMENT)

Nga: H.O. Më: 25 maj 2019 Në ora: 08:22
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ditët e fundit po akuzohet për aferën e fajdeve, ku flitet të jetë i përfshirë edhe vetë ai.

Por Veseli ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Sipas këtyre deklravime, tek pasuria e paluajtshme, ai thotë se posedon, një banesë në vlerën 97 mijë euro, një local afarist në vlerë 125 mijë euro prej 270 metra katëror, një shtëpi dhe mal prej hektarësh që nuk ia ka vënë vlerën.

Image

Veseli posedon edhe një veturë Jeep, në vlerën prej 16,300 euro, të cilën thotë se e ka blerë pesë vite më parë nga kursimet.

Image

Veseli bashkë me bashkëshorten ruajnë edhe para të gatshme në bankë, rreth 15 mijë euro të deklaruara.

Ai ka të hyra vjetra rreth 33 mijë euro, derisa bashkëshortja e tij rreth 18 mijë euro.

Image

Në total pasuria e tij del të jetë diku mbi 304 mijë euro, sipas delarimeve të tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat