Gani Geci tregon takimin me Fatmir Limajn dhe kërcënimin ndaj tij: Vetëm njëri kena me dal gjallë prej kësaj dere

Aktuale

Gani Geci tregon takimin me Fatmir Limajn dhe kërcënimin ndaj tij: Vetëm njëri kena me dal gjallë prej kësaj dere

Nga: D.RR Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 12:22
Gani Geci

Gani Geci mbrëmë në T7 ka folur edhe për komunikatën nr.59, për të cilën thotë se ka pyetur edhe ish anëtarët e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së për atë komunikatë.

Teksa ka folur për interesimin e tij për t’u zbuluar se kush e ka shkruar atë komunikatë, ai ka treguar se ka pasur një takim me Fatmir Limajn në Drenas, përcjellë “Bota sot”.

Geci thotë se takimi ka qenë deri diku i tensionuar.

“Në takimin me Fatmir Limajn ka pasur rrezik shumë të madh në Drenas. Sami Lushtaku ka qenë aty, edhe më tha: hajde Gani a po tutesh a? Unë nuk ju fola fare atyre, vetëm ua bëra me dorë. Më prezantoj me Fatmir Limajn por i thash nuk du mu taku me atë se ka qenë ish anëtarë i shtabit të përgjithshëm. I tash pastaj se kush e ka shkruar komunikatën nr. 59 në Lladrovc të Malishevës dhe keni dashtë me më vra. Tha nuk është e vërtetë. Unë i thash po e thërras pra Bislim Zyrapin, nëse nuk është e vërtetë, veç njëri kena me dal prej kësaj dere. Pastaj më tha a bën me shku dhe shkoi”, ka treguar Geci, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat